La Liga nis më 21 gusht, ja kur luhen përplasjet e “El Clasico”-s

Sezoni i ri për futbollin spanjoll do të nisë më 21 gusht. Në vendin iberik, u hodh shorti me anë të të cilit përcaktohen datat dhe kalendari i ndeshjeve të “La Liga”-s dhe “Segunda Division”, të cilat do të mbyllin kampionatet respektivisht më 21 maj dhe 11 qershor.

Finalja e Kupës së Mbretit do të luhet më 27 maj, por nëse skuadrat që do të diskutojnë këtë trofe do të jenë edhe në finalet e aktiviteteve europiane, atëherë finalja do të luhet më 28 maj.

Në sezonin e ri, në 4 raste do të luhet në mesjavë, ndërkohë që nuk do të luhen ndeshje në periudhën e Krishtlindjeve dhe pushimet dimërore do të zgjasin nga 18 dhjetori deri më 8 janar. Përveç kësaj, kampionati do të ndërpritet në 4 raste, për shkak të ndeshjeve të përfaqësueses spanjolle.

Sezoni i ri në Spanjë do të nisë zyrtarisht me finalet e Superkupës mes Barcelonës dhe Sevijës, më 14 dhe 17 gusht, më pas do të vijojë me kampionatin. Barcelona do të nisë mbrojtjen e titullit në “Camp Nou” me ndeshjen ndaj Real Betis, ndërsa Reali i Madridit do të udhëtojë në “Anoeta” për t’u përballur me Real Sociedad. Sevija do të presë Espanjolin, ndërsa Atletico Madrid do të luajë në “Vincente Calderon” me Alaves.

Ndeshja e parë e “El Clasico”-s mes Barcelonës dhe Realit të Madridit do të luhet në “Camp Nou” më 4 dhjetor, ndërsa ajo e kthimit në “Bernabeu” më 23 prill. Katalanasit do të presin më 21 shtator në stadiumin e tyre Atleticon e Madridit, ndërkohë që më 27 shkurt ata do të luajnë në “Vincente Calderon”.

Përsa i përket derbit madrilen mes Atleticos e Realit, sfida e parë do të luhet më 20 nëntor në fushën e “Los Rojiblancos”, ndërsa ajo e kthimit më 9 prill në stadiumin e “Los Blancos”-ve. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button