Ja sa orë duhet të punosh në Shqipëri për një iPhone 6 të ri? (FOTO)

Sa orë duhet të punosh për të blerë një iPhone të ri?

Ndryshon në mënyrë dramatike nëpër botë, duke reflektuar diferencat në produktivitet dhe fuqinë blerëse.

Sipas një raporti nga UBS, që synon të masë mirëqenien duke vlerësuar se sa minuta punonjësit në shtete të ndryshme duhet të punojnë për të përballuar një iphone, njëBig Mac, një kg bukë apo një kg oriz, një punonjës mesatar në Nju Jork ose në Zyrih duhet të punojë tre ditë për të blerë një iPhone 6.

tabela (1)

Në Kiev, në kontrast do të duhen 13 javë (ose 627 orë) për të blerë të njëjtin telefon.

Për Shqipërinë të dhënat mungojnë, por sipas përllogaritjeve të Monitor, për të blerë një iPhone 6, që kushton 95 mijë lekë (770 dollarë me kursin aktual të këmbimit) do të duhen mesatarisht rreth 330 orë pune, raporton Monitor (paga mesatare në vend është 45 mijë lekë, sipas INSTAT, apo 365 dollarë dhe sipas kodit të  punës, janë 40 orë në javë apo 160 orë në muaj. Si rrjedhojë, mesatarisht për një orë pune, një punëtor shqiptar fiton rreth 2.3 dollarë. Një iphone 6 kushton në Shqipëri 95 mijë lekë, apo rreth 770 dollarë).

Me kaq orë pune që duhen për të blerë një iphone, Shqipëria renditet në listën e shteteve që duhet të “djersinë” 41 ditë për të pasur një smartphone luksi.

Sa kushton të blesh një hamburger

Raporti tregon se në Kenia do të duhet tre orë punë të blesh një hamburger Big Mac, ndërsa në Shtetet e Bashkuara do të duhen vetëm dhjetë minuta. Duhen vetëm pesë minuta punë për të blerë një kilogram oriz në Zyrih, ndërsa në Nairobi do të duhen 62 minuta.

Diferenca të tilla tregojnë ndryshimet në fuqinë blerëse, produktivitet dhe koston lokale të produkteve.

Për të krahasuar qytetet në mënyrë efektive, të gjitha çmimet janë konvertuar nga monedha lokale në dollarë amerikanë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button