fbpx

NBA Shkupi në finalen e madhe (VIDEO)

Në një ndeshje tejet dramatike të zhvilluar në sallën e lagjes Butel të Shkupit, skuadra NBA Shkupi (U-20), ka arritur edhe një tjetër sukses të madh, duke u plasuar në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë, pasi ka mundur Rabotniçkin me rezultat 86:74.

Të përzgjedhurit e trajnerit Enver Miftari në asnjë moment nuk kanë lëshuar epërsinë nga dora, duke qenë sy qelë ne çdo moment.

Për NBA Shkupin do të jetë kjo finalja e parë e Kupës së Maqedonisë, ku deri më tash ka dominuar skuadra e Vardarit, e të cilin shkupjanët e eliminuan në gjysmëfinale.
KB NBA Shkupi për kundërshtarë në finale të ketë liderin aktual në ligën e të rinjve, MZT “Skopjen”, të cilët në gjysmëfinalen tjetër e kishin eliminuar skuadrën Karposh Sokoli, me rezultatin 100:55.

Në mesin e atyre që përcollën ndeshjen ishte edhe kryetari i Komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti, kryetari i FC Shkupi, Ejup Ademi dhe shumë mysafirë të tjerë.

Finalja e Kupës së Maqedonisë është në program të shtunën me fillim në ora 15:00 në palestrën “Biljanini Izvori” në Ohër, ku po në të njëjtën ditë do të zhvillohet edhe finalja e seniorëve. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button