Modelja tregon se çfarë ndodh kur martohesh me një shqiptare

Pak muaj më parë modelja e njohur Emina Çunmulaj u bë nënë dhe lidhja e saj me jetën familjare, por edhe me shtëpinë u bë më e ngushtë. Ajo dita ditës përcjell fotografi nga momentet që kalon me të bijën, duke u kujdesur për të. Por në asnjë mënyrë nuk lë mënjanë bashkëshortin dhe këtë e ka treguar përmes fotos së fundit që ka shpërndarë në Instagram, shkruan RevistaClass.

“Shikoni, ja çfarë përfitoni kur martoheni me një femër shqiptare. Darka është pothuajse gati për bashkëshortin tim”, shkruan ajo krahas fotos në kuzhinë me përparëse.

Mesa duket ajo nuk është vetëm modele dhe nënë e përkushtuar, por edhe një kuzhiniere e mirë që gatuan për familjen herë pas here ushqime tradicionale shqiptare. Gjithashtu shpesh herë Emina promovon edhe shijet, vlerat apo traditat shqiptare përmjet Instagramit të saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button