Dështimet, sfidë e pushtetit

Efekti i krizës së rëndë politike sjell vendin drejt thellimit të funksionimit të saj. Çdo ditë e më shumë vendi po thellohet drejt greminës pa mbarim. Kriza politike po gjeneron krizë institucionale, e cila po manifestohet në të gjitha çështjet. Duke nisur që nga politizimi i institucioneve publike e deri te keqmenaxhimi me financat publike. Ky pushtet ka humbur arsyen e qeverisjes me institucionet publike, dhe se me çdo kusht populli duhet ta gjykojë përmes votës së lirë.

Ndryshe, ky keq-menaxhim do i varfërojë ende më tepër qytetarët, dhe se interesi shtetëror do humb besueshmërinë para ndërkombëtarëve. Së fundmi, në Maqedoni po hetohen dyshime për mashtrime me paratë evropiane, që janë mjete nga IPA fondet nga programi IPARD, dhe përmes pezullimit të këtyre IPA fondeve nga KE, shteti, dhe para së gjithash humbës do të jenë vetë qytetarët e vendit. Andaj, ky shkurtim ose pezullim i një pjesë nga IPA fondeve do të ndikojë direkt në ekonominë dhe standardin e Maqedonisë.

Partia shqiptare në pushtet BDI, ka humbur arsyen dhe logjikën e të qenurit parti në pushtet, pasi qëllimi kyç i tyre ishte përfitimi i çështjeve të tyre private, por jo dhe përmirësimi i standardit të shqiptarëve. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, megjithëse ka fituar zgjedhjet e shqiptarëve për t’i qeverisur, ai dhe subjekti i tij politik kanë ndjekur një politikë mjaft denigruese dhe përbuzëse ndaj shqiptarëve dhe institucioneve. Sfida e këtij pushteti me dështimet përbën një arenë të bezdisshme si për faktorin e jashtëm, ashtu dhe për faktorin e brendshme, andaj gjyqi i popullit mbetet shpresa e vetme për ta rikthyer besimin dhe dinjitetin e kësaj shoqërie të përvuajtur.

Sot, shqiptarët janë më shumë se kurdoherë të nëpërkëmbur nga brutaliteti dhe shtypja policore; pastaj nga moszbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit si dokument i vetëm për barabarësi mes dy komuniteteve; nga politizimi i skajshëm i punësimeve të kuadrove joprofesionale në të gjithë institucionet shtetërore, nga premtimet boshe dhe moszgjidhja e statusit të pjesëtarëve të UÇK-së; nga dështimet parmanente në sferën e sigurisë dhe ekonomisë; nga politizimi i gjyqësorit; nga realizimi i dobët i paraqitjeve të ministrave në qeveri për zhvillime të ndryshme shoqërore; nga dënimet e shqiptarëve me burg të përjetshëm pa pasur argumente ligjore.

 

Autori është Sekretar i Degës së LR-PDSH në Tetovë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button