Hulumtim: si arriti kjo kompani me borxhe të stërmëdha ndaj shtetit të përfundojë me likuidim

Si “Sileks nemetali” me borxhe të stërmëdha ndaj shtetit përfundon me likuidim  

FIRMA NË KRATOVË REFUZON TË PAGUAN DËMSHPËRBLIM PËR VDEKJEN E PUNËTORIT

Familja Levkovski prej Kratove tregon se firma ku babai i tij  ka punuar 3 dekada “Sileks nemetali” refuzon të paguan dëmshpërblim për vdekjen e tij në vendin e punës, edhe pse për këtë ka edhe vendim i plotfuqishëm gjyqësor. Por vonë është më për këtë, pasi që sipas Levkovskit,  tani më firma është duke u futur në likuidim të dyshimtë.

Të hidhëruar nga mungesa e besnikërisë dhe panjerëzimit, të dëmtuarit hetojnë se si firma e suksesshme me vite të tëra papritmas gjendet në borxhe dhe humbje, kurse punën e saj e merr firmë e re, gati se me emër identik, e vendosur në adresë të re.  Për shkak të dyshimeve për manipulime dhe veprim joligjor, familja ka dorëzuar disa padi penale kundër personave udhëheqës të kompanisë.

Valentina Stojançevska

Drejtësia në Maqedoni është e ngadalshme, shpesh edhe e paarritshme, por edhe kur të pritet, për shkak të viteve të humbura në labirintet gjyqësore, shpesh nuk mund të zbatohet. Kjo domethënë se ke fituar një letërz ku shënon se ke të drejtë, por nuk do ta fitosh atë që të takon me ligj.

Kam përvojë negative ka përjetuar familja nga Kratova, që ka humbur tetë vjet duke kërkuar dëmshpërblim për babanë e ndjerë, i cili ka humbur jetën në vendin e punës. Më saktësisht, pasi gjykata ka vendosur për kompensim minimal, për dallim nga kompensimi që fitojnë politikanët për dhimbje shpirtërore të shkaktuara prej “fyerjes ose ofendimit”, tani nuk mund të marrin as atë.  Në rrethana të dyshimta, firma ka përfunduar e likuidim. Edhe atë jo vetëm me borxhin ndaj kësaj familje, por me faturë të papaguar prej rreth 1,5 milionë euro ndaj personave tjerë fizik dhe juridik si edhe ndaj shtetit.

Familja, e lënduar nga mungesa e besnikërisë së firmës ndaj babit të tyre, vendos të heton se si kjo kompani e suksesshme, gati se papritmas mbetet pa para.  Pas hetimit disavjeçar dhe dyshimit për keqpërdorim të ligjeve, para disa muaj në Prokurorinë publike në Kumanovë u dorëzua padi penale e shoqëruar me prova të shtrira në qindra faqe.  Tani e gjitha është në duart e prokurorisë, kurse ata, siç thonë, paskan rolin e kallëzuesve të krimit të mundshëm.

KA PUNUAR 31 VJET, KUR KA VDEKUR, E KANË HARRUAR 

Kur institucionet kompetente vet nuk shohin, unë do të mundohem t’ua hap sytë.

Kështu nis tregimin djali nga Kratova, Ljupço Levkovski, i cili tregon se edhe pas 31 vit përvojë pune, babi i tij, Dobre Levkovski pëson fatkeqësi në vendin e punës, në firmën prej Kratove “Sileks nemetali” dhe pas ditës së 2—të e humb betejën me jetën.

Aksidenti fatkeq ka ndodhur në vitin 2006, kurse dhjetë vite më vonë, kompania, as atij e as motrës së tij nuk i ka paguar as një denarë dëmshpërblim.   Në duar kanë edhe vendimin e plotfuqishëm të gjyqit, sipas të cilës ju takon rreth 10.000 euro për dëm material dhe jomaterial, por firma ka refuzuar të paguan.  Tani nuk ka mundësi juridike, pasi firma e suksesshme e themeluar në vitin 1999, mbetet pa para dhe vjet kaloi në likuidim.

Pikërisht likuidimi ka zënë syrin e djalit Ljupço, i cili dyshon se kompania ka vazhduar të punon, me punëtorët, resurset dhe kapitalin e njëjtë, por vetëm me emër të ri, kurse firma e vjetër ka mbetur në histori së bashku me borxhin pabesueshëm të papaguar prej 94 milionë denarë, prej të cilëve pjesa më e madhe është për kontribute të papaguara për sigurim pensional dhe shëndetësor.

Gjegjësisht, sipas vendimit për falimentim të marr nga Gjykata themelore në Kumanovë, në vitin 2014, firma i ka borxh 67 milionë denarë Fondit për sigurim pensional dhe invalidor, gati se 22 milionë denarë të Fondit për sigurim shëndetësor, personave tjerë fizik ju ka borxh 2,6 milionë denarë, 104.790 denarë “Sileks nemetali ST”, 242.390 “Makoshped AD Skopje” dhe disa borxhe tjera ndaj personave juridik.

Golgota e familjes nga Kratova ka nisur më 20 tetor 2006, kur tani i ndjeri Dobre, i cili ka qenë shofer, duke u munduar të riparkon rimorkion, ka rrëshqitur dhe është rrëzuar, kurse xehet e ngarkuara kanë rënë mbi të dhe i kanë shkaktuar lëndime të rënda.  Pas trajtimit mjekësor njëzet ditësh, Dobre ndërroi jetë.

Familja e të ndjerit mundohet të bën marrëveshje jashtë gjyqit, por pasi udhëheqësia nuk tregon interes, në vitin 2008 nis procesin gjyqësor për dëm material dhe jomaterial kundër “Sileks Nemetali” dhe kompanisë së sigurimit “AD Polisa”. Pas gjykim të pabesueshëm prej pesë vitesh, Gjykata themelore në Kratovë merr vendim në vitin 2012, kurse vitin e ardhshëm edhe Gjykata e Apelit vepron sipas ankesave të dorëzuara, që vendimi përfundimisht të bëhet fuqiplotë dhe i zbatueshëm në vitin 2015.  Për shkak të afatit të pakuptueshëm të gjykimit, familja ankohet edhe të Gjykata e Strasburgut, i cili merr vendim në dobi të tyre.

Sipas vendimit fuqiplotë, përskaj të ndjerit, edhe kompania duhet të mban përgjegjësi, pasi nuk i ka dhënë shoferit ndihmës, i cili do ta kishte mbikëqyrur dhe ndihmuar me ngarkimin dhe transportin e xeheve.  Gjykata ka vendosur që Ljupço dhe motra e tij të marrin nga 3.252 euro për dëm jomaterial, kompania të kompenson shpenzimet e varrimit prej rreth 2000 euro dhe të mbulon shpenzimet e gjykimit prej mbi 3000 euro.

Por, edhe përskaj vendimit fuqiplotë familja e të ndjerit nuk ka marr as një denarë nga kompania.  Në vitin 2015 u hap procedura e re e falimentimit për “Sileks nemetali”, kurse pak më vonë ndodhi edhe likuidimi.

KOMPANI E SUKSESSHME, LIKUIDIM I DYSHIMTË

Djali i tani të nderit Dobre, Ljupço dyshon se duke përdorur zbrazëtirat juridike, kompania ka transferuar kapitalin, pronën, mjetet teknike dhe punën në firmat motra nëpërmjet firmës së sapo hapur, në emrin e cilës vetëm është shtuar akronimi “ST”. Gjegjësisht “Sileks Nemetali”, pronarë shumëvjeçarë i cilës është kompania “RIK Sileks”, në momentin është në likuidim dhe nuk ka asgjë në pronë, kurse dyshimi është se pjesë e kapitalit është transferuar n kompaninë e sapo hapur “Sileks nemetali ST DOOEL” Kratovë, gjithashtu e formuar nga “Rik Sileks”.  Ajo që bie në sy, sipas ë dhënave nga Regjistri qendror, është ajo që firma e vjetër dhe firma e re gjenden në adresën e njëjtë, “Goce Dellçev” p.n., Kratovë.

Nga të dhënat prej Regjistrit qendror shihet se në kohën kur ka ndodhur aksidenti fatkeq, pronar i kompanisë ka qenë “RIK Sileks”, kurse prej vitit 2010 ndërron pronari, dhe kompania kalon në duart e kompanisë bijë të “RIK Sileks”, gjegjësisht pronar është firma “SILMAS”.

Kemi nxjerr shumë dokumente prej institucioneve publike dhe e pamë se në vitet e fundit “RIK Sileks” (firma ëmë) ka bërë ndryshim dhe zvogëlim të kapitalit dhe pjesës, si dhe ndryshim të pronarëve të “Sileks Nemetali”.    Tani pronari i “Sileks Nemetali” në falimentim është firma bijë e RIK Sileks, “SILMAS”, kurse dega e “Sileks Nemetali” është “Sileks Travertin Kumanovë”.  Këto dy firma, së bashku me “RIK Sileks” janë të gjalla, të afta për punë me llogari të zhbllokuara, thotë Levkovski.

Kjo qartëson se pronari i shumicës së aksioneve në SHA “RIK Sileks” është politikani dhe biznismeni Ljubisllav Ivanov – Xingo, kurse kjo vërtetohet edhe në biografinë e tij të publikuar në faqen e Partisë Socialiste të Maqedonisë:  “ai është themelues dhe më shumë se 30 vjet drejtor i përgjithshëm i kompanisë “Sileks” në kuadër të cilës punojnë më shumë fabrika, xeherore, veprimtari bujqësore dhe begatore,  hotelieri, turizëm dhe tregti, kurse në sistemin e kompanisë punon edhe “Sileks banka” dhe televizioni Sitel.

Për shkak të dyshimeve se kompania është likuiduar me qëllim që mos ti kthen borxhet, bashkëbiseduesi ynë në fillim të vitit ka dorëzuar padi penale kundër firmave “RIK Sileks”, “Sileks Nemetali”, “Sileks Nemetali ST”, dhe “Silmas”, si dhe kundër dy drejtuesve për veprat penale Shoqërim kriminal, Falimentim të rrejshëm, Shkaktim i falimentimit me punë të pavetëdijshme, Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar …

Dyshimi dhe informatat janë se janë kryer më shumë vepra penale që “Nemetali” të bëhet e paaftë për pagesa dhe të kryhen më shumë lloje të fitimit të paligjshëm të pronësisë, duke shkaktuar dëme të mëdha të pronësisë/juridike për mua, por edhe personave tjerë duke i ikur detyrimit për pagesa, nëpërmjet:  shndërrim, ndërrim, transferim dhe mbulim i pronësisë/kapitalit, transaksione të “dyshimta”, fatura të rrejshme për hua dhe cesione me shoqata të ndërlidhura, mospagime të kontributeve dhe detyrimeve tjera në shumë prej 94 milionë denarë, theksohet në padinë penale të dorëzuar.  

Sipas përmbajtjes së padisë, “aktivitetet e supozuara kriminele” nisin në vitin 2006, kur drejtuesi ka miratuar ndryshim të kapitalit themelues të firmës, gjegjësisht ka tërhequr pronë të patundshme të investuar në vlerë prej më shumë se 38 milionë denarë dhe i ka zëvendësuar me pajisje në po të njëjtën shumë, kurse pastaj në vitin 2008 me ndryshimin e madhësisë së subjektit, dhe vitin e ardhshëm me ndryshimin e degës “Travertini”.

Pikërisht në këtë periudhë formohet shoqata “Nemetali ST” ku emërohet drejtuesi i njëjtë, Vasil Ristovski.  Firma e re, sipas bashkëbiseduesin tonë Ljupço, është me pronë dhe kapital të “dyshimtë”, gjegjësisht me shkatërrimin e vazhdueshëm të “Nemetali” i merr të punësuarit, pronën, kapitalin, koncesionet, tregun, selinë, mjetet materialo—teknike, automjetet, etj..

LEVKOVSKI: PROKURORIA TI HETON INFORMATAT QË I POSEDOJ 

Në këtë periudhë të punësuarit gjoja nënshkruajnë edhe kontrata të reja për punë por gati se askush nuk vëren se bëhet fjalë për firmë të re, me emër gati se identik, dhe askush nuk e vëren as numrin e ndryshuar tatimor.

Sipas informatave të mia, në këtë mënyrë  arrihet që mos të ndërpritet procesi i punës,  kërkesat e tregut, por dyshojmë se mundësohet edhe transferimi joligjësor i koncesionit për eksploatim të të mirave natyrore për “Minierës për arë – lokalitetit Pllavica”, prej “Sileks nemetali” të “Sileks Nemetali ST”, ku në të dy firmat motra paraqitet personi i njëjtë di drejtues, Vasil Ristevski, thotë Ljupço.

Sipas bashkëbiseduesit tonë, është e rëndësishme të dihet se kjo shoqëri relativisht e re “Nemetali ST”, e formuar me kapital themelues prej 5.000 euro, shpejtë përfshihet në 200 kompanitë më të suksesshme në Maqedoni, me shuma milionëshe të bruto përfitimeve.  Levkovski thekson se në likuidimin e dyshimtë janë të përfshirë edhe të punësuar në institucione.

Në regjistrat gjyqësor/zyrtar dhe vendimet gjyqësore ka një numër të madh të të dhënave të paligjshme dhe gabuara që tregojnë se mund të ketë korrupsion të personave zyrtar nga Sektori publik ose në rastin më të vogël paraqitjen e informatave të pakontrolluara ose pavërtetuara si prova zyrtare, që është rezultat i mungesës së profesionalizmit, konstaton bashkëbiseduesi ynë.

Si mbështetje për atë që është thënë, ai thekson disa shembuj, gjegjësisht qartëson se në një vërtetim të MPB konstatohet se “Sileks nemetali” nuk posedon automjete zyrtare, por në një dokument me nënshkrimin e drejtuesit të firmës demantohet konstatimi i MPB-së.  Shembull tjetër është kur me vendim të gjyqit prej 2007, inspektorati shtetëror për punë dhe gjykatësi nuk shohin përgjegjësi për fatkeqësinë tek të akuzuarit, personat përgjegjës nga firma dhe i lirojnë nga faji, që më vonë është demantuar me vendim fuqiplotë të gjyqit.

Por, në likuidim nuk ka shkuar vetëm kompania “Sileks nemetali”.  Të njëjtën e kalojnë edhe disa kompani motra, gjegjësisht firma të themeluara nga firma ëmë “RIK Sileks”.

Si është e mundshme që firmat motra të huazojnë shuma të mëdha të parave nga “Sileks nemetali” edhe atë vit janë gjetur në 200 kompanitë më të suksesshme në Maqedoni, kurse vetëm vitin e ardhshëm likuidohen për shkak të falimentimit, ose para falimentimit dhe likuidimit.  I tillë është rasti me firmat “Kratiskara DOOEL”, “Silsport DOOEL”, “Silkrat DOOEL” dhe “Silpen DOOEL”, të gjitha firmat bija të AD “RIK Sileks”, thekson Levkovski.

Padia penale që e ka dorëzuar bashkëbiseduesi ynë tani më disa muaj është në prokurorinë e Kumanovës, dhe siç e kanë njoftuar prokurorët ende janë duke punuar mbi të.  Por përsëri, për padinë nuk është njoftuar Ristevski, ish drejtuesi i “Sileks nemetali” dhe drejtues aktual i të “Sileks nemetali ST” të sapo hapur.

Në bisedë telefonike Ristevski na tregoi se nuk e dinë se është dorëzuar padi penale kundër tij, dhe për këtë shkak me postë elektronike  dërguam disa pyetje për dyshimet dhe akuzat e shënuara në padinë.   Deri në mbylljen e kësaj reviste javore nuk morëm përgjigje.

Gjithashtu, nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm të Partisë Socialiste, Ljupço Dimovski, u munduam të kontaktojmë me Ivanov-Xingo por as prej tij nuk arritëm të pranojmë përgjigje për pyetjet e parashtruara, dhe nuk na u përgjigjën as prej partisë së tij amë.

Anën e tyre të kësaj historie nuk na treguan as personat e autorizuar nga kompania “RK Sileks”, të cilëve ju dërguam pyetje nëpërmjet adresës së tyre t postës elektronike. 

EDHE PROKURORJA SPECIALE HETON LIKUDIME TË NGJASHME 

Shuarja e disa kompanive maqedonase iu dukën të dyshimta edhe gjykatëseve të Prokurorisë speciale publike, për çka ato nisën hetim. Gjoja shikojnë kompanitë private të cilat kanë përdorë burime të ndërmarrjeve shtetërore, por ka dyshime që kanë mbledhur pagesë edhe për shërbime që nuk i kanë kryer, e pastaj kanë qenë të likuiduara në procedura të dyshimta. Hetohet edhe zhdukja misterioze e firmave private, të cilat janë “zhdukur” pasi kanë bërë borxhe të mëdha ndaj shtetit.

– Për kompani të tilla private flitet në disa të ashtuquajtura bomba, ku flitet lidhur me atë se si duhet të likuidohen ato pa paguar detyrimet ndaj ndërmarrjeve publike. PSP mundohet të gjejë dosjet për këto firma private me qëllim që ato të kthejnë borxhin, kurse ata që janë përgjegjës për këto manipulime të marrin dënimin përkatës, theksuan para do kohe për “Lajm” burime nga PSP.

Këtu ndërlidhet edhe “hyrja me forcë” e hetuesve nga kjo prokurori në Regjistrin qendror në muajin mars të këtij viti, prej ku morën dokumente për dhjetëra kompani.

Nga Prokuroria speciale publike kërkuam përgjigje nëse ndoshta edhe kompania e likuiduar “Sileks nemetali” është lëndë e hetimit, pasi që Levkovski edhe tek ato ka dorëzuar padinë penale.

Si që kemi treguar më tepër herë deri më tani, procedurat parahetuese janë të fshehta dhe çdo shpalosje e të dhënave u bën dëm procedurave. Për këto shkaqe nuk jemi në gjendje as të pohojmë, e as të mohojmë informatën që kërkoni, na u përgjigjën nga Prokuroria speciale publike.

Që të vërtetohen ose hedhen poshtë dyshimet e familjes nga Kratova, Levkovski, me punë duhet të merret prokuroria e Kumanovës. Sidoqoftë Ljupço konsideron që më mirë do të ishte nëse lënda do të ishte drejtuar në Prokurorinë e lartë publike në Shkup.

Në interes të ligjit, drejtësisë, e me qëllim të eliminimit të shtypjeve dhe ndikimeve të mundshme, kërkoj si prokuror kompetent të caktohet prokuror nga Prokuroria e lartë publike në Shkup. Më saktë, të shmanget prokuror publik, gjykatës dhe ekspert gjyqësor nga Kratova ose nga Kumanova, thotë Ljupço.

Bashkëbiseduesi ynë nuk është jurist me profesion, por thotë që halli e ka çuar të mësojë ligjet dhe të hetojë punën e këtyre kompanive. Si që thotë ai, kjo nuk do të kishte ndodhur, nëse ata që ishin përgjegjës në kompani kishin treguar së paku pak njerëzim dhe t’i kishin vënë në dijeni që u vjen keq për vdekjen e babait të tij, pasi që gjykata ka konstatuar edhe përgjegjësinë e tyre.

Çfarë përfundimi do të ketë rasti, do të tregojë vetë koha. Por familja Levkovski pret që këtë herë institucionet përgjegjëse të jenë më të zellshme prej më parë, kur u janë nevojitur tetë vjet për një rast i cili zgjidhet për më pak se një muaj të plotë.

 

Transparensi Interneshënëll Maqedonia zbaton projektin “Përfaqësimi i mbrojtjes së lajmëruese,përfshirë mediet dhe shoqërinë civile” i përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës. Storia hulumtuese është përgatitur në suaza të projektit, dhe nuk pasqyron qëndrimet e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button