Anketë: Maqedonia, rini e frustruar dhe me urrejtje ndaj vendit

Jeta në Maqedoninë me borxhe dhe krizë politike nuk ju pëlqen të rinjëve që mezi presin mundësinë për të ikur nga shteti ku janë rritur dhe kanë jetuar deri tani. Kështu thuhet në anketën e realizuar nga Qendra informative, qendra për arsimim evropian ‘8 shtatori’, dhe Qendra për Zhvillim të mediave.

Anketa është realizuar në periudhën nëntor 2015 deri më janar 2016. Në anketë kanë marrë pjesë të rinjë nga 8 rajone rajonale të Maqedonisë edhe atë: Rajoni i Shkupit, rajoni i Vardarit, rajoni lindor, Veri-lindor, rajoni i Pellagonisë, rajoni i Pollogut dhe rajoni i Maqedonisë veri-perendimore.

63.4 përqind e të rinjëve nuk janë të kënaqur nga mënyra se si shteti (nuk)ju gjenë punë të rinjëve, nga mungesa e shërbimeve shëndetësore, shkollimin, infrastrukturën, ambientin jetësor ku jetojnë dhe elemente tjera.

Të rinjtë e rajonit të Pellagonisë janë më të pakënaqurit me kushtet e jetës në Maqedoni, me 51.7%

Më të kënaqur janë të rinjtë e rajonit verilindor të Maqedonisë, me 40.4%,  shkruan Telegrafi Maqedoni.

76.9% të të rinjëve në Maqedonisë, edhe pse kanë moshën e duhur për të planifikuar familjen ata ende nuk duan të krijjnë familje, ku shkak është jeta që shteti do të ja garantonte fëmijes.

Nga kjo anketë janë marrë përgjigje prej 503 të rinjëve nga të gjithë rajonet, fetë, etnitetet dhe bindjet. Mosha e të anketuarve ka qenë nga 20 deri në 35 vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button