Valencia turpëron Barcelonën (Video)

Barcelona ka pësuar humbjen e parë para shikuesve të vetë në këtë sezon në La Liga.

Barça ka befasuar mbi 90 mijë tifozë në stadiumin ‘Nou Camp’ duke u mposhtur nga Valencia me rezultat prej 3:2.

Në fakt, Alexis Sanchez e solli në epërsi skuadrën katalonase në minutën e shtatë të ndeshjes, por pjesa e parë përfundoi me rezultat prej 1:1 në saje të golit të Daniel Parejos, një minutë para përfundimit të 45 minutshit të parë.

Pablo Piatti u përkujdes që mysafirët të kalojnë në epërsi për herë të parë në minutën e 48 të sfidës. Por, super argjentinasi Lionnel Messi, arrit të barazoi rezultatin me anë të penaltie që e konkretizoi në minutën e 53-të.

Megjithatë, Alcacer Paco vetëm gjashtë minuta pas golit të Messit, sërish e solli në epërsi skuadrën e Vaslencias, me ç’rast edhe vulosi edhe rezultatin përfundimtar, atë prej 3:2 për Valencian.

Vlen të theksohet se kampioni aktual spanjoll për rreth 10 minuta të ndeshjes luajti me një lojtar më pak në fushë, pasi mbrojtësi spanjoll, Jordi Alba u përjashtua nga ndeshja, pas dy kartonëve të verdhë.

Pas kësaj humbje, Barcelona mbetet lidere në renditjen tabelore të ligës elitare spanjolle me 54 pikë, po aq sa ka edhe vendi i dytë, Atletiko Madrid, e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar, kurse Valencia ka 28 pikë dhe ndodhet në pozitën e tetë.

Në rast se klubet kryeqytetase Reali dhe Ateltiko i fitojnë ndeshjet e tyre në këtë javë, atëherë do ta rrëzojnë nga kreu kampionin.

Lajme të ngjashme

Back to top button