Muslimanët francezë e dënojnë ashpër sulmin në Nicë

Këshilli i Muslimanëve Francez e ka dënuar sulmin me fjalët më të fuqishme.

Në deklaratën e këshillit thuhet: “Franca është goditur përsëri, shumë ashpër, nga një tjetër sulm terrorist”, duke shtuar që “këto sulme të tmerrshme terroriste janë bërë në një ditë të shënuar të vendit tonë, në një festë kombëtare (Ditën e Bastilles), një ditë ku festohet liria, barazia dhe vëllazëria”.

Këshilli i ka bërë thirrje muslimanëve francez që të luten këtë të premte “për të kujtuar viktimat e këtij sulmi barabar”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button