fbpx

Greqi, tërmet në jug të vendit

Një tërmet tjetër i fuqishëm prej 4.6 ballësh të shkallës Rihter ka tronditur në mëngjesin e së shtunës banorët e zonës së Fthiotidhes në Greqinë jugore.

Sipas Institutit Gjeodinamik te Athinës, tërmeti eshte regjistruar ne oren 10:14 ora lokale dhe epiqendra e tij ka qene 118 kilometra në veriperendim te kryqytetit grek, vetem 34 km ne juglindje te Lamias.

Disa minuta me vone eshte regjistruar edhe nje lekundje tjeter ne te njejten zone me fuqi prej 3.4 ballesh. Termeti eshte ndjere pothuajse ne te gjitha zonat perreth deri ne Athine. Organet e administrates vendore kane njoftuar se deri tani nuk eshte raportuar per deme ne njerez apo ne materiale.

Vlen te permendim se edhe disa muaj me pare dy lekundje te fuqishme jane regjistruar ne te njejten zone duke shkaktuar deme ne qindera shtepi. Lekundjet e reja sizmike vijne vetem disa dite pas nje termeti prej 5.9 ballesh te shkalles Rihter ne ishullin e Kefalonjiase ne detin Jon, i cili ka shkaktuar deme ne me shume se 500 shtepi te zones Liksuri te ketij ishulli./ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button