Aeroplanë turq 16 herë e kanë shkelur hapësirën ajrore greke

Përfaqësues ushtarakë grekë kumtuan se aeroplanë ushtarak turq dje kanë kryer 16 hyrje në hapësirën ajrore greke, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Tetë aeroplanë turq e kanë shkelur hapësirën ajrore greke në pjesln verilindore, qendrore dhe juglindore të Detit Egje.

Gjashtë nga aeroplanët kanë qenë në formacion, ndërsa dy të tjerët janë veçuar.

Dy nga aeroplanët kanë qenë të armatosur, kumtoi një përfaqësues i mbrojtjes greke, duke shtuar se aeroplanë luftarakë grekë i kanë takuar aeroplanët turq dhe “i kanë përzënë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button