Kinë, 237 të vdekur dhe rreth 100 të zhdukur nga përmbytjet

Si pasojë e përmbytjeve nga shirat e dendur, të cilat me javë kanë përfshirë Kinën, jetën e kanë humbur 237 persona, ndërsa 93 llogariten si të zhdukur, raporton Anadolu Agency (AA).

Përmbytjet të cilat zgjasin që nga mesi i qershorit kanë goditur 1.508 qarqe në 28 provinca, kurse situata më alarmante është në pjesët qendrore dhe juglindore të vendit.

Zëdhënësi i Zyrës Kombëtare të kontrollit të përmbytjeve dhe asistencë nga thatësira, ​​Zhang Jiatuan tha se qeveria po “përgatitet për më të keqen, por njëkohësisht duke shpresuar për më të mirën”.

“Edhe pse niveli i ujit të lumit Yangtze në disa pjesë ka filluar të bjerë, në pjesën më të madhe të shtratit të saj niveli i lumit ende është mbi nivelet paralajmëruese”, tha Jiatuan.

Ai publikoi statistikat zyrtare, ku 147 mijë e 200 shtëpi janë shkatërruar dhe 5.46 milionë hektarë tokë pjellore janë vërshuar nga uji, ndërsa humbjet ekonomike janë llogaritur në 147 miliardë juan (rreth 19.7 miliardë euro).

Zheng shtoi se situata vazhdon të mbetet mjaft kritike në pjesët qendrore dhe lindore të Kinës, sepse parashikimet e motit për këtë pjesë të Kinës thonë se mund të priten vazhdime të reshjeve.

Në shpëtimin e njerëzve dhe mbrojtjen nga përmbytjet në rajonet Anhui, Jiangxi, Fujian dhe Jiangsu janë angazhuar mbi 23 mijë njerëz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button