Ibraimi: Na mungoi vetëm goli

Skuadra e Shkëndijës edhe pse ka dalë e pamposhtur nga stadiumi “Bakcel Arena”, nga loja që ka treguar do të duhej që së paku të kishte shënuar një gol dhe të jetë edhe më afër raudit të tretë të Ligës së Evropës. Futbollistët kuqezi ishin dominues në 90 minutat e lojës, por duke dështuar vetëm në realizimin e rasteve para portës së ekipit nikoqir. Këtë mendim e kishte edhe sulmuesi kërçovarë në radhët e Shkëndijës, Besart Ibraimi.

“Sigurisht se kemi një rezultat të mirë, edhe mundej të ishte edhe më mirë. Duhej të shënonim gol, vetëm kjo i mungonte 90 minutëshit. Përndryshe kemi luajtur një ndeshje kualitative dhe mendoj se kemi shanse reale që ta eliminojmë Neftçin dhe të kualifikohemi në raundin e radhës të Ligës së Evropës. Duhet që të jemi shumë më efikas në ndeshjen kthyese në Shkup, por atje do ta kemi edhe përkrahjen e publikut vendas”, ka thënë Besart Ibraimi pas barazimit pa gola me Neftçin në Baku. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button