Një deklaratë surprizë e Edi Ramës për reformën në drejtësi

Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë surprizë sa i përket reformës në drejtësi.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook ai i bën një propozim të panjohur më parë Partisë Demokratike, ku i thotë se të vendosin vetë se si e duan reformën në drejtësi, dhe mazhoranca do të jetë e gatshme të miratojë ashtu siç ata do të duan, pa i bërë asnjë ndryshim. Në këtë status, Rama thotë se PD-ja duhet të marrë edhe miratimin e SHBA-ve dhe BE-së për versionin e saj të drejtësisë.

“Një propozim i ri për PD: Shkruajeni vetë si të doni reformën, merrni miratimin e SHBA/BE dhe ne do ta miratojmë pa lëvizur asnjë presje!”, shkruan Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button