Vetëm shtylla e shpëtoi Neftçin prej disfatës nga Shkëndija

Futbollistët e KF Shkëndija vazhdon të tregohet “arrë” e fortë për ekipet që vazhdojnë të jenë në letër favorite, por tetovarët po e dëshmojnë të kundërtën.

Kjo ishte ndeshja e pestë e Shkëndijës në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Evropës që ka mbetur e pamposhtur, pas dy barazimeve me Aberdinin vitin e kaluar, dy fitoreve ndaj Krakovias, sonte Shkëndija luajti baras 0:0 me Neftçin e Azerbajxhanit.

Rastin më të mirë në këtë ndeshje e kishte Shkëndija, kur sulmuesi Radeski goditi shtyllën, që I mundësoi nikoqirëve të mbesin të pamposhtur në këtë duel.

Në pjesën e parë Shkëndija u kanos edhe në disa raste përmes Armed Alimit, Besart Ibraimit dhe Stenio Zhuniorit, ndërsa edhe pjesa e dytë ishte e njëjtë, kur Ferhan Hasani dhe Besart Ibraimi vazhduan të dominojnë para portës së Neftçit.

Në minutat e fundit dy ekipet sikurse u pajtuan me barazimin, e në veçanti nikoqirët që mundë të gëzohen që nuk pësuan disfatë. Ndeshja kthyese Shkëndija – Neftçi do të luhet pas shtatë ditëve në stadiumin “Filipi i Dytë”, në Shkup. / Portalb/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button