Fasadat e reja prej baroku vlerësohen në 2.6 milion euro

Qyteti i Shkupit ka vlerësuar se rekonstruimi i pamjes së jashtme të shtatë objekteve në qendër të Shkupit do të kushtojë 162.028.826 denarë apo rreth 2.6 milion euro, pa llogaritur TVSH-në, shkruan portali Bild.

Objektet që do të përfshihen në projektin “Shkupi 2014” me fasadë të re gjenden në rrugën “Maqedonia” (ndërtesa nr.39), “Nikolla Vapcarov” (ndërtesa nr.6, 8, 11 dhe 13) dhe “Dimitrie Çupovski” (ndërtesa nr. 10 dhe 20).

Ditë më parë është bërë shpallje publike për zgjedhjen e kompanive ndërtimore që do të kryejnë punimet në këto ndërtesa ndërsa tenderi do të jetë i hapur deri më 21 shkurt. 

Për të gjitha ndërtesat është përgatitur projekt në bazë të së cilës do të kryhen punimet. 

Lajme të ngjashme

Back to top button