Dy djem kërcënuan një të mitur se do të publikojnë foto të saj nëse nuk ju blen smartfon

Dy djem nga Shkupi do të akuzohen për kërcënim ndaj një vajze të mitur.

Siç njofton policia ata kanë kërkuar nga viktima telefon mobil “Samsung” me sistem operativ Android, ose do ti publikojnë në Facebook foto komprementuese për të.

Nga MPB thonë se 24 vjeçari S.I është i dyshuar për kërcënim, ndërsa shoku i tij 23 vjeç do të përgjigjet penalisht për ndihmë të personit të parë.

Sipas informacioneve të policisë S.I është shoqëruar me të miturën gjatë periudhës dhjetor-janar, pas cka vajza ka fituar besimin dhe i ka treguar fjalëkalimin e saj në Facebook.

Atëherë S.I ka filluar me kërcënimet se nëse nuk i blen një smartfon do të publikojë foto komprementuese për të.

Pas kërcënimeve vajza së bashku me nënën e sajë e kanë paraqitur rastin në polici dhe menjëherë kërcënuesit janë arrestuar nga njësiti special Alfa.

Lajme të ngjashme

Back to top button