Greva e administratës gjyqësore do të pauzojë

Punëtorët gjyqësor do të pauzojnë me grevë, pas thuajse dy muaj. Këtë vendim e ka sjellë Sindikata e Punonjësve në Organet Gjyqësore (SPOGJ), Sindikata e Punonjësve në Administratë, organet gjyqësore dhe shoqatat qytetare dhe Shoqata e Administratës Gjyqësore (SHAGJ), njofton Portalb.

“Sipas ligjit për gjykata, sipas të cilit pushimet vjetore fillojnë nga 15 korriku dhe zgjasin deri më 15 gush, në të cilën periudhë mbarojnë vetëm punët e nevojshme, më pakë se sa në kohën e grevës, SPOGJ dhe SHAGJ kanë vendosur që në këtë periudhë ta lënë në pauzë grevën. Por, kjo nuk do të thotë që do të ndalohet tërësisht dhe data se kur do të vazhdojë do të informohen të gjithë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të SPOGJ dhe SHAGJ.

Sindikatat shtojnë se nëse grevistët në ndërkohë përballen me trysni dhe kërcënime nga autoritetet gjyqësore, greva menjëherë do të aktivizohet dhe do të vazhdojë në intensitet më të madh, transmeton Portalb.

Në takimin e fundit të SPOGJ dhe SHAGJ, ashtu siç informojnë ata, është konstatuar se autoritetet gjyqësore dhe ekzekutive edhe më tej nuk janë të interesuar për dialog dhe për gjetjen e një zgjidhjeje për kërkesat e grevistëve.

“Autoritetet gjyqësore dhe ekzekutive me qëndrimin e tyre injorues ndaj grevës dhe kërkesave të grevistëve në 58 ditët e kaluara, si dhe dënimin e paligjshëm me zvogëlimin e pagave të tyre me nga 40%, qëllimisht tenton ta ndalojë grevën”, thonë nga sindikatat. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button