“Shvercerat” mirëpresin sponsorin e ri të Shkupit

FC Shkupi ka muaj të tërë që është në bisedime për të sjellë sponsor të rinj në skuadër, ndërsa sipas informative të para që kishte lëshuar klubi, behej fjalë për një se më afër për të menaxhuar me klubin, ishte një konzorcium i kompanive të njohura nga Turqia.

Sot që në mëngjes është folur se turqit kanë ardhur në Shkup, ndërsa jo zyrtarisht mësohet se tani është arritur edhe marrëveshja. Për këtë kanë folur edhe vet tifozët e flaktë të klubit “Shvercerat” të cilët në faqen e tyre zyrtaren “Facebook”, kanë bërë thirrje që të mblidhe tifozët në stërvotjen e pasdites për të përshëndetur dhe sponsorët e rinj, transmeton PORTALB.

“Sod ne ora 18:30 te gjithë qe kan mundesi le te vijn do ti mirepresim sponzorat e rij te klubit (ntribunen ton ). Koha esht ti ndezim motorat”, kanë shkruar “Shvercerat” në Facebook.

Skuadra e Shkupit ka vazhduar të stërvitet në Çair, ndërsa pritet që në fundjavë të vazhdojë fazën e dytë të përgatitjeve në Ohër, e sigurisht atje do të bashkohen edhe përforcimet e radhës që kanë paralajmëruar nga kryesia, por sigurisht edhe sponsori i ri do të sjellë emra të rinj në klub, për ta bërë Shkupin edhe më të fortë në sezonin që pason. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button