Mijallkov shet kompaninë e tij në Çeki

Drejtori i Drejtorisë për Zbulim dhe Kundërzbulim (DZK) Shasho Mijallkov po shet kompaninë e tij në Çeki një kompanisë nga Panamaja, shkruan NOVA.

Shitja e kompanisë “Mirtlanis” ndodh pikërisht në kohën kur opozita ka kërkuar nga drejtori Mijallkov dhe institucionet e vendit përgjegjësi për shkak se nuk ka paraqitur pronën e tij në listën anketuese, duke përfshi edhe këtë kompani.

Sipas të dhënave nga regjistri elektronik për kompani në Çeki Mijallkov e ka blerë kompaninë “Mirtlanis” në Mars të vitit 2013 për 200 mijë kruna apo 7 mijë e 800 euro. 

Kjo kompani paraqitet si investitor i komplekseve luksoze për banim në një lagje nga Pragë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button