Nishani del në përkrahje të Dibranëve për devijimin e Radikës

Kryetari i Komunës së Dibrës ka deklaruar se banorët e Dibrës dhe gjithë shqiptarët do të kenë përkrahjen e presidentit Shqiptarë  Bujar Nishani për Devijimin e lumit Radikë.

 “Çështja e lumit Radikë  ka bërë që të interesohen dhe te angazhohen të gjithë shqiptarët, në veçanti ne dibranët sepse  kemi dëm të madh që unë e trajtoj si “ekzekutim për gjithë dibranët “ sepse njëherë është marrë  fusha e Udovës dhe u bë liqeni, ndërsa  tash për herë të dytë do të thotë ekzekutim për së gjalli. Në kuadër të aktiviteteve tona që kemi bërë me të gjithë faktorët e mundshëm , ku kemi hasur në mirëkuptim që na përkrahin është edhe një pjesë e Republikës së Shqipërisë , edhe atje kemi bërë aq sa kemi mundur  saqë arritëm të bisedojmë edhe me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, u shpreh për Portalb, kryetari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata. 

“Biseda jonë së bashku me kryetarin e Peshkopisë Ilir Krosi tek presidenti Nishani ishte përkrahja e tij maksimale, e informuam për situatën e tërësishme të devijimit të lumit Radikë. Presidenti përkrahu mendimet tona, morri përsipër të bisedoj me faktorët relevantë, kishte kërkuar nga ministri i jashtëm i Republikës së Shqipërisë raport me shkrim se si qëndrojnë raportet dhe disiplinimi i ujërave në bazë të marrëveshjes ndërkombëtare dhe në bazë të marrëveshjeve Shqipëri-Maqedoni. Fatmirësisht nga presidenti Nishani kemi përkrahje të qëndrimeve tona që nuk janë kundër askujt, por janë për të mirën e natyrës që na  e ka falur Zoti, për ujin e pastër të Radikës, le  të prodhohet energji  elektrike por në rrjedhën natyrore që e ka vet lumi dhe jo devijimi i saj “, tha Lata.

“ Kjo procedurë vazhdon, ne do të jemi vigjilent në çdo moment, në çdo kohë në çdo situatë, ekipi që punon për këtë çështje përmes  elektronikës së kohës , dalin shumë të dhëna, shumë veprime ligjore dhe joligjore , ku veprimet ligjore na favorizojnë ne, ndërsa veprimet anti ligjore janë mënyrë me arrogancë ku dikush mund të marr ndonjë qëndrim  dhe është shumë qesharake kur njerëzit bisedojnë, ka apo nuk ka projekt , dihet që Banka Botërore e ka atë projekt, dihet që ministrat tanë nuk e kanë atë projekt sepse ELEM nuk e dorëzon por vetëm jep informacione por investimet e këtilla të BB pa ndonjë projekt nuk na e merr mendja se do e bëjnë një gjë të tillë”, shprehet Lata 

“Sipas BB , nëse dëmtohet natyra nuk do ketë “Fushë të Lukovës” dhe kjo “NËSE” na mundon shumë , sepse është e logjikshme kur në një vend ku ka rrjedhë të 9m3 në sekond  dhe i devijon  qenka pyetja a dëmtohet natyra???!! Nuk pranohet ajo!. Lë të bëhet çdo lloj  studimi dhe vlerësimi , por ne duam atë pikë që na e ka falë perëndia të vijë në Dibër, u shpreh qartazi  kryetari Lata.

Lajme të ngjashme

Back to top button