fbpx

Ende nuk ka tender për ndërtimin e Bibliotekës së Tetovës

Blerona Jakupi

Biblioteka e Tetovës vazhdon punën e ngulfatur nga librat derisa jemi duke pritur të realizohet projekti i ndërtimit të objektit të ri, premtim i kamotshëm i kryetarëve të komunës së këtij qyteti që sipas planit duhet të fillojë të ndërtohet në prill të këtij viti.

Qeveria ende nuk ka vendosur të hapet tenderi për ndërtimin e saj.

Procesi mësimor kërkesat e ndryshme sipas plan-programeve, është njëra nga arsyet bazë që të rinjtë shkelin në dyert e bibliotekës. Megjithatë, ky institucion i rëndësishëm kulturor po frekuentohet edhe nga lexuesit e rëndomtë.

Biblioteka e qytetit në Tetovë e cila zë një hapësirë vetëm prej 200 m2 është e pasur me një fond prej 1700 titujsh të cilat i përkasin zhanreve të ndryshme letrare. 

Kjo bibliotekë, sipas drejtoreshës Fitore Reshiti ka rreth 5 mijë anëtarë prej  të cilëve 2.300 janë fëmijë dhe 2.700 i përkasin grup-moshës së të rriturve. Sipas saj, këto të dhëna e radhitin bibliotekën në një nga më të lexuarat në Maqedoni. 

Numrin më të lartë,nga ato që frekuentojnë bibliotekën përbëjnë gjimnazistët ,kjo si rezultat i hapjes së drejtimeve të profilizuara. 


Drejtoresha e bibliotekës vë në dukje se  kërkesat e lexuesve janë të larta në krahasim me ofertat.

“Megjithatë, mundohemi t’i përmbushim ato kërkesa “vijoi ajo.

Lajme të ngjashme

Back to top button