Kur dhe si lindi Islamofobia ?

Sikurse epidemit tjera që prekim rajone të ndryshme pas fatkeqësive natyrore , po ashtu edhe “Islamofobia” si epidemi në vete po përhapet si pasoj e shkatërrimit të moralit, dinjitetit , humanitetit e çdo mirësie tjetër që dikur gëzonte ki planet !

Faktorët kryesor për fillimin e shkatërrimit të mirësisë botërore , vijnë pikërisht nga shtetet të cilët janë ndërtuar si shtete mbi gënjeshtrën e dhunën , e ndërsa në anën tjetër pandehin sikurse po ruajnë paqen nëpër botë!

Po lejmë anash për një çast botën me hallet e saja , e po i qasemi vendin tonë! Një vend i vogël në planet , por me shumë halle ! Një vend ku arsimi , shëndetësia, ekonomia janë të gjunjëzuara ! Madje edhe dinjiteti njerëzor kombëtar është në agoni të thellë! Nuk mund të themi që besimet fetare nuk kanë probleme në vete! Por a nuk po jetojmë në një shtet i cili garanton të drejtën e besimit të çdo përkatësie fetare? Deri sa çdo gjë është legale dhe në përputhshmëri me ligjin , përse individ të caktuar me mendje të cekët po marrin mbi supet e tyre një barë të rëndë e cila nuk duhej që t’iu përkiste atyre ,dhe gjërat që s’duhej përfolur ata i hiperbolizojnë, e gjërat që duhet thënë me zë të lartë ata i heshtin? Ç’problem si le të qetë këta individ që dita ditës po marrin edhe formën e tyre si një trup i vetëm dhe një qëllim të vetëm! Atë të përçarjes kombëtare!

Dikur , njerëzit më të ndritur të historisë të këtij kombi ,rilindësit, i kushtuan një jetë të tërë “tolerancës ndërfetare” , dhe mbrojtën kombin nga Sulltani e Vatikani ! E sot ? Sot a mundemi ti cilësojmë këta individ që po bëjnë përçarje ndërfetare si dashamirës të këtij kombi? Çdo fe ka problemet e veta të brendshme , por a duhet individ që ndodhen jashtë asaj feje të merren me problemet e fesë tjetër? Përgjigje që do ta jepte edhe një nxënës fillestar , që sapo ka filluar ti mësoj në mësonjëtore shkronjat e para të këtij alfabeti të bukur ! Madje alfabetit më të bukur në botë, që është i shkruar me gjak e i njollosur me politik ditore!

Është e sigurt që kam gabime në drejtshkrim ,por një gjë është e sigurt , nuk kam gabime në drejtqëllim!

Urrejtjet e vjetra nuk shuhen me urrejtje të reja!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button