Janë konfiskuar 22 monedha ari në aeroportin në Shkup

Gjatë kontrollit të një udhëtari në aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup, ekipi mobil doganor dje zbuloi 22 monedha ari me vlerë prej rreth 12 mijë dollarëve.

Siç kumtoi Drejtoria e doganave e RM­-së, dje rreth orës 17:00 në aeroportin në Shkup, për hyrje në Maqedoni, me fluturimin nga Roma është paraqitur personi me iniciale N.R., shtetas i Maqedonisë nga Kërçova.

Edhe krahas asaj që personi ishte nisur drejt kanalit të gjelbër ku shkojnë udhëtarët të cilët nuk kanë asgjë për të paraqitur, është selektuar për kontroll doganor.

“Gjatë kontrollit të bagazhit personal, në çantë udhëtimi në mesin e gjërave personale të mbështjella me qese letre, inspektorët doganor nga Sektori për punë operative gjetën 22 monedha ari me peshë të përgjithshme prej 307 gramëve. Vlera e përgjithshme e monedhave sipas faturës së gjetur paraqet 11.645 dollarë amerikanë apo rreth 647.578 denarë”, qëndron në kumtesë.

Monedhat e paparaqitura janë marrë përkohësisht, ndërsa ndaj personit do të parashtrohet padi penale adekuate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button