AKE do të zgjedhë operator që do të sigurojë internet në vendet rurale

“Rreth 10.000 amvisëri nga mjediset rurale dhe në vende më pak të banuara në shtet për herë të parë do të kenë qasje në internet në suaza të shërbimit universal nga operatori të cilin Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE) planifikon ta zgjedhë në tender deri në fund të vitit.

Ofruesi i shërbimit universal do të sigurojë lidhshmëri te shfrytëzuesit përfundimtar të lokacionit fiks me rrjet komunikues elektronik publik dhe qasje deri te interneti me shpejtësi prej së paku 2-Mbps me çmime të pranueshme për të gjitha amvisëritë që deri tani nuk kishin mundësi të lidhen në internet me ndonjë nga teknologjitë e kapshme”, informon sot në konferencën për shtyp drejtori i AKE­-së Sasho Dimitrijoski.

Ashtu siç sqaroi, bëhet fjalë për amvisëritë në lokacionet e largëta për të cilët operatorët nuk kishin interes komercial të investojnë dhe të sigurojnë qasje dhe transferim të të dhënave që të sigurohet qasje efikase deri te interneti. Tani duhet të fitohen mundësi të lidhen në internet përmes ndonjë teknologjie fikse ose celulare në varësi të qasjes dhe konfiguracionit në terren.

Më së shpeshti ato janë rajone të vendosura larg mjediseve urbane dhe sipas kushteve të terrenit dhe dendësisë së popullatës nuk janë atraktive për investime në ndonjë nga teknologjitë pa tela dhe kabllovike për qasje deri te interneti. Dimitrijoski sqaroi se shpenzimet shtesë të operatorëve do të kompenzohen me para nga Fondi për shërbim universal që është formuar në AKE në të cilin çdo vit me përqindje të caktuar marrin pjesë operatorët me mbi 100.000 euro të ardhura në vit.

Fondi disponon me rreth një milionë euro të cilat shpenzohen dhe plotësohen për shërbim universal ndërsa me të cilën për herë të parë është përfshirë interneti me shtrirje të gjerë.

Operatori i shërbimit universal do të duhet të sigurojë edhe qasje dhe pajisje terminale për transferim të të dhënave me shpejtësi prej së paku 2Mbps dhe për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore në shkollat fillore dhe të mesme të rregullta. Shfrytëzuesve me status të rastit social ose me nevoja të veçanta sociale duhet t’u ofrojë çmime të veçanta ose paketa. Përmes tenderit publik AKE-­ja do të zgjedhë edhe ofrues të shërbimit universal për sigurimin e numëratorit të tërësishëm telefonik për parapraguesit në shtet dhe shërbimin e tërësishëm telefonik për informata, si dhe tender publik për zgjedhje të ofruesit të shërbimit universal për sigurimin e folëseve ose pikave tjera inkuadruese publike për sigurimin e shërbimeve telefonike zanore.

Tenderat AKE-­ja planifikon t’i shpallë pas përfundimit të debatit publik në rrjedhë të së cilës deri në datën 12 të muajit të ardhshëm mund të dorëzohen mendimet, vërejtjet dhe propozimet, ndërsa deri në fund të vitit t’i zgjedhë ofruesit e shërbimit universal.

Operatorët të cilët AKE-­ja përmes tenderit në vitin 2011 i zgjodhi për ofrues të shërbimit universal marrëveshjet u skadojnë në fund të vitit dhe në prill të vitit të ardhshëm. Ato operatorë siguruan qasje deri te shërbimet telefonike fikse për 1.000 familje në vit të cilët në mënyrë tjetër nuk kanë pasur mundësi ta realizojnë këtë të drejtë.

Me shërbimin për shërbim universal ishte krijuar numëratori i tërësishëm telefonik me më shumë se 700.000 numra për parapaguesit për të cilët janë të arritshme informatat e numrit telefonik 1188. Çdo vit informon Dimitrijovski, ishin siguriar çmime dhe shërbime të veçanta për rreth 22.000 familje të rrezikuara dhe raste sociale, ndërsa ishin servisuar 150 deri në 200 kabina telefonike publike në vende ku ka nevojë për lloj të tillë të shërbimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button