Tuna nuk ndalet…

Altuna Sejdiu-Tuna ka kohë që është në studio për të përgatitur albumin e saj të ri.

Pavarësisht se ende nuk është bërë e ditur ndonjë datë e publikimit të tij, besojmë se nga vera duket dhe data më e përshtatshme.

Këngëtarja e hiteve “I asaj” dhe “Fenix” mendohet se në këtë album do të bashkëpunoj me Babastars, me të cilët bashkëpunon dhe partneri i saj Cozman, e ky mendim vërtetohet disi më së miri pas remixit të “Fenix” që ata publikuan së bashku me Ghetto Geasy, në fund të vitit që shkoi.

Sido që të jetë, duket se viteve të fundit Tuna në muzikë ka bërë përzgjedhjet e duhura e jemi të sigurt që dhe albumi i saj do jetë më i miri i krejtëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button