LDK e PDK braktisin mbledhjen e Kuvendit të Prishtinës

LDK-ja dhe PDK-ja e kanë lëshuar mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Prishtinës bashkë me kryesuesin e Kuvendit Halim Halimin.

Dy subjektet opozitare u larguan nga salla në momentin kur u diskutua për pikat që kanë të bëjnë me urbanizimin me arsyetimin se nuk janë përfshirë në to hartat zonale.

Në rend dite të mbledhjes së sotme të Kuvendit Komunal të Prishtinës ishin 10 pika, njofton Klan Kosova.

E pika e shtatë që ishte propozim- vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës se paluajtshme komunale ambasadës Çeke, me propozim të kryetarit te komunës, është hequr nga rendi i ditës dhe në vend të saj u fut në rend, dhënia në shfrytëzim të përkohshëm të një hapësire komunale për zyrën e Bashkësisë Evropiane.

Për këtë vendim kishin votuar edhe asamblistët e opozitës nga PDK-dhe LDK, njofton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button