Kuvendi i jep dritë jeshile plotësimit të ligjit për themelimin e Universitetit “Damjan Gruev”

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në kuadër të mbledhjes së 108-­të, me 62 vota “për” dhe një “kundër” e solli Ligjin për plotësim të Ligjit për themelim të Universitetit për mbrojtje kombëtare, siguri dhe paqe “Damjan Gruev” në Shkup.

Debati rreth ligjit përfundoi në vazhdimin paraprak të mbledhjes së 108­të kështu që deputetët vetëm votuan për të. Pas votimit, deputetët e filluan mbledhjen e 110­-të, në të cilën ata votuan në procedurë të shlurtuar të sillen ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor dhe të Ligjit për ndërtim, e gjithashtu u votuan edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për prodhim organik bujqësor.

Me Propozim ligj për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, në procedurë të shkurtuar, siç sqaroi zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale pçropozohet harmonizimi i pnesioneve në vitin 2016 të paraqesë 5%, me qëllim të përmirësimit të pozitës sociale të shfrytëzuesve të pensionit. Në rend dite të mbledhjes së 110­të janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ndërtim, në procedurë të shkurtuar.

Minsitri i Transportit dhe Lidhjeve, Vllado Misjallovski theksoi se qëllimi i Propozim ­ ligjit është zbatim më efikas i procedurave për dislokim të objekteve energjetike për shkak të ndërtimit të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore dhe vënies në përdorim të ndërtimeve të caktuara të interesit publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button