Real Madridi nuk është më klubi më i pasur në botë

Sipas Revistës Forbes Real Madridi nuk është më klubi më i pasur në botë. Klubi “Mbretëror”, ishte në krye të listës në tre vitet e fundit, por ai ka humbur primatin, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas hulumtimit të ri, klubi më i pasur sportiv është Dallas Cowboys nga Liga amerikane e futbollit NFL, i cili vitin e kaluar ishte në vendin e dytë. Vlera e “kaubojsave”, është rritur për 12.5 përqind, dhe tani klubi është vlerësuar në 3.6 miliardë euro.

Bazuar në listën Forbes, Reali vlen 3.29 miliardë euro. Klubi i tretë më i pasur në botë është FC Barcelona me 3.19 miliardë euro, ndërsa në top 10-in e parë janë NY Yankees me 3.06 miliardë euro, Manchester United 3 miliardë euro, New England Patriots 2.88 miliardë euro, NY Knicks 2.70 miliardë euro, Washington Redskins 2.57 miliardë, NY Giants 2.52 miliardë euro dhe LA Lakers 2.43 miliardë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button