Takim institucional BE me ministrinë e drejtësisë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane Arbër Ademi dhe Zëvendëskryeministri i Qeverisë dhe Ministër i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, sot realizuan BE takimin e dytë koordinues me Ministrin e drejtësisë Valdet Xhaferi.

Në takim u diskutuan aktivitetet të cilat ndërmerren në fushat e drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit, por që janë të lidhura me procesin e integrimit evropian, respektivisht Reformat Urgjente Prioritare, si dhe statusi i projekteve relevante të financuara nga Instrumenti i ndihmës para aderuese (IPA).

Takimi i dytë është pjesë e ciklit, BE takime institucionale, qëllimi i së cilit është që të sigurohet koordinim plotësues të reformave në procesin e integrimit evropian. Takimet e tilla do të vazhdojnë në periudhën e ardhshme edhe me institucionet tjera relevante.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button