Eprori dhe 5 të dyshuarit e njësitit special “Alfa” merren në pyetje për rastin “Tortura”

Eprori i njësitit special të Ministrisë së Punëve të brendshme “Alfa”, Ivica Anetvski – Puki, bashkë me pesë policë të këtij njësiti, sot do të duhet të merren në pyetje për rastin e Prokurorisë Speciale Publike të ashtuquajtur “Tortura”, njofton Portalb.

Rikujtojmë se javën e kaluar është anuluar marrja në pyetje e të dyshuarve pasi që ata kanë kërkuar kohë për rishikimin e dëshmive nga lënda, deklarojnë nga Gjykata Penale.

Gjykatësi në procedurë paraprake, në pajtueshmëri me prokurorin e PSP-së dhe të avokatëve të akuzuarve, të cilët kanë qenë të pranishëm në procesin e marrjes në pyetje e kanë shtyrë për sot.

Nga gjithsej gjashtë të dyshuar, përpara gjykatësit në procedurë paraprake, javën e kaluar, kanë qenë prezent tre persona, të cilët kanë hyrë dhe kanë dalë nga dyert e pasme të Gjykatës, transmeton Portalb.

Tortura” ka të bëj me mënyrën e arrestimit të kryetarit të partisë, “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski, që sipas Prokurorisë Speciale, ish-drejtori i DSK-së ka urdhëruar njësitin special “Alfa” që gjatë aktit të arrestimit të përdorë dhunë fizike dhe psikike, transmeton Portalb.

Më 28 mars, prokurorja ndihmëse e Katica  Janevës, Fatime Fetai, njoftoi se përfaqësuesit e njësitit special “Alfa” gjatë arrestimit, Boshkovskin e kanë sharë dhe i kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore.

“Njësiti ka përdor dhunë fizike dhe psikike ndaj Lube Boshkovskit, si dhe njëkohësisht ndaj personit në fjalë janë përdorur edhe fjalë të pista, gjegjësisht e kanë sharë”, tha prokurorja speciale, Fatime Fetai

Në bazë të dëshmive për shkelje të të drejtave të njeriut, PSP ka ngritur procedurë hetimore për 7 persona, në mesin e të cilëve si i dyshuari i parë është ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe si i dyshuari i dytë ish eprori i njësitit special “Alfa”, Ivica Ançevski – Puki. /Portalb

LEXO NË LIDHJE ME TEMËN:

Mijallkov dhe 6 të punësuar në MPB, të dyshuarit e rastit “Tortura” (VIDEO)

Ja si u torturua Lube Boshkovski gjatë arrestimit (VIDEO)

“Bomba” e tretë e Zaevit: Latas, Mijallkov dhe policia montuan burgosjen e Lube Boshkovskit (AUDIO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button