Spanjë, shtatë të lënduar në garën e fundit me dema në Pamplona

Zyrtarët mjekësorë spanjollë njoftuan se së paku shtatë persona janë lënduar lehtë nga goditjet, gjatë garës së fundit me dema në festivalin e sivjetmë San Fermin në Pamplon, raporton Anadolu Agency (AA).

Gara e sotme solli çaste të tensionit të lartë para përfundimit, kur një grup i demave goditi një turmë njerëzish të cilët ishin në tokë në arenën për në Corrida, ku gara përfundon. Fatmirësisht askush nuk është dëmtuar nga brinjët e demave.

Të enjten në mëngjes në garë morën pjesë më shumë se 1.000 persona, ndërsa zgjati 2 minuta e 20 sekonda.

Kryqi i Kuq i Spanjës paralajmëroi se gjashtë persona janë dërguar në spital për shkak të tronditjes, ndërsa njërit i është ofruar ndihma në arenë. Festivali nëntë ditor San Fermin u bë i njohur falë Ernest Hemingway dhe romanit të tij nga viti 1924 “Dielli agon”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button