Duhani do të blihet edhe gjatë fundjavave

Në drejtim të intensifikimit të blerjes  së duhanit, në pajtim me bisedat të cilat në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave u zhvilluan këtë javë me të gjitha kompanitë të cilat bëjnë blerjen e duhanit, në pajtim me Ligjin për duhan dhe prodhime të duhanit, prej sot blerja  e duhanit do të realizohet edhe gjatë fundjavave.

Bëhet fjalë për kërkesa nga ana e prodhuesve të duhanit, e cila përmes Ministrisë së Bujqësisë u është rekomanduar blerësve dhe u është pranuar.

Nga Kombinati i duhanit në Prilep informojnë se do ta respektojnë rekomandimin e Ministrisë dhe sot në të gjitha pikat e shitjes do të realizohet blerje e duhanit dhe ky temp do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Edhe kompanitë tjera pranuan të bëjnë blerje gjatë fundjavave.

Me këtë masë pritet intensifikim dhe përfundim më herët i blerjes së duhanit.

Deri më tani janë blerë rreth 18 milionë kilogram duhan. Nga MBPEU-ja informojnë se edhe në ditët në vijim me kujdes do të ndiqet gjendja  me blerjen, duke apeluar deri te blerësit për vlerësim real të duhanit, në pajtim me rregullat ligjore dhe monstrat e konfirmuara.

Lajme të ngjashme

Back to top button