Infiniti dhe Daimler zhvillojnë platformë të re

Presidenti i Infiniti, Johan de Nysschen, ka deklaruar para gazetarëve se kompania të cilën e udhëheq është duke zhvilluar një platformë plotësisht të re në bashkëpunim me gjigantin Daimler.

Duke folur për Bloomberg, de Nysschen tha se inxhinierët e tyre do të sjellin katër vetura të ndryshme, dhe se modeli i parë i kësaj linje do të dal në treg në fund të vitit 2017.

Edhe pse shumë pak dihet për këto modele, drejtori ekzekutiv konfirmoi se të paktën një krosover do të figuroi në paketën e tyre.

Siç është raportuar kohë më parë, Daimler dhe Ranualt-Nissan kishin formuar një aleancë strategjike në vitin 2010, dhe se ky bashkëpunim ka formuar bazat e Mercedes Citan, Infiniti Q30 dhe gjeneratën e re të Smart ForTwo/Renault Twingo. Motori me naftë i Infiniti Q50, ka të huazuar motorin e Mercedes me 2.0 litra turbocharge që gjeneron 211 kuaj fuqi.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button