Maqedoni, në hetimet për keqpërdorim të mjeteve të BE-së është përfshirë edhe Interpoli

BE-ja, në Maqedoni heton abuzimet e parave evropiane nga programi IPARD i projektuar për fermerët. Bëhet fjalë për dy raste të ndara, ku ka indikacione se janë bërë abuzime me 200 mijë euro. Në vend të makinerive krejtësisht të reja, ka dyshime se është blerë makineri me pjesë të riparuara. Por, duhet të zbulohet nëse abuzimi është bërë gjatë blerjes së makinerive me para evropiane, apo keqpërdorimi është bërë nga shitësi. Në hetim është përfshirë edhe Interpoli. Nga Prokuroria publike thonë se rastet janë në procedurë para-hetimore dhe nuk mund të zbardhin detaje, njofton Alsat M.

“Rastet që janë në procedurë para-hetimore dhe hetimore tashmë janë nën juridiksionin e Prokurorisë Publike. Bëhet fjalë për rastet ku kryesisht fabrika dhe kombinate bujqësore blejnë pajisje, e cila nuk është në përputhje me standardet evropiane. Nga policia Þnanciare procedura ka përfunduar, ndërsa Prokuroria Publike nuk mund të japë ende asnjë përgjigje”, deklaroi Aleksandar Tërgaçevski, drejtor i policisë financiare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button