Më të lumtur jemi në vitin e tretë të martesës…

Është e vërtetë që viti i shtatë është vit krize, mirëpo shumë më herët vjen viti i tretë i martesës – më i bukuri.

Secila femër, si edhe secila martesë, i ka ngritjet dhe rëniet e veta. Kohë më parë është bërë një hulumtim, në të cilin kanë marrë pjesë 2.000 persona të martuar, nga i cili është konstatuar që viti i tretë i martesës është më i lumturi në jetë. Të paktën kështu pretendojnë studiuesit britanik të “Slater & Gordon”, raporton Telegrafi, bazuar në pyetësorin e zhvilluar në mbi 2 mijë çifte të martuar.

Sipas studiuesve thuhet se viti i tretë i martesës është më i lumturi, pasi partnerët janë mësuar të jetojnë me njeri tjetrin, të pranojnë defektet e partnerit dhe kanë arritur në një menaxhim të përbashkët të financave.

Pikërisht në këtë vit partnerët ndihen të gatshëm për të planifikuar të nisin një fëmijë. Por nga ky moment nisin sfidat më të mëdha, shoqëruar edhe me kriza të shumta, kjo pasi lindja e një fëmije prish ekuilibrat e çiftit, dhe i lodh më shumë angazhimi, pasi krahas punës shtohen përgjegjësi të tjera.

Sipas studimit rezultoi që çiftet që arrijnë të kalojnë shtatë vite martesë bashkë, kanë më shumë mundësi për të vijuar martesën në harmoni, natyrisht me tolerimet përkatëse. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button