Demiri e Alimi: Nefçi është favorit, ne kërkojmë suksesin e radhës

Shkëndija e vendosur prej orët e hershme të mëngjesit në Baku, po bën planet e fundit para përballjes së parë të raundit të dytë të Liga Evropës me Nefçin. Ekipi adaptohet me klimën në qytetin e vendosur në bregdet, megjithëse temperaturat janë pak më të ulta se në Maqedoninë e përfshirë nga vapa e madhe këto ditë.

Sonte ekipi do të zhvilloi seancën e fundit stërvitore në stadiumin ‘Bakcell Arena’ në Baku, ndërsa atmosferën dhe optimizmin nga radhët e ekipit ‘kuqezi’ e përcjellin Armend Alimi dhe Besir Demiri.

Dy futbollistët pajtohen se Nefçi është favorit, ka më shumë përvojë dhe luan në teren vendas, mirëpo Shkëndija ashtu si kundër Krakovias edhe tani kërkon të tregojë fytyrën e saj të vërtetë, me një lojë karakteristike që duhet të sjellë rezultat pozitiv. Edhe pse kërkohet fitore apo barazim me gol, Alimi dhe Demiri besojnë se ndeshja e kthimit në Shkup do të vendos për ekipin që do të avansojë në raundin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button