fbpx

Vdes Luis Aragones, ‘mjeshtri i tiki-takas’

Luis Aragones, ish trajneri i kombëtares së Spanjës, ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare në mëngjesin e ditës së sotme në një klinikë të kryeqytetit spanjoll, Madrid.

Luis Aragones është konsideruar si ‘mjeshtri i tiki-takas’, lojës së kontrollit të topit me pasime të shkurtëra dhe të shumta.

Këtë e ka konfirmuar mjeku spanjoll Pedro Guillen. 

Kujtojmë se Aragones udhëhoqi Spanjën në Kampionatin europian 2008 drejt titullit të kampionit.

Ndërsa, ai ka drejtuar edhe skuadrat e tilla si Atletico Madridin, Valencian, Barcelona dhe së fundi Fenerbahçen.

Lajme të ngjashme

Back to top button