Beatrix Ramosaj ndihmon Dafina Zeqirin

Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj nuk është hera e parë që tregon se i pëlqen kolegia e saj këngëtarja Dafina Zeqirin.

Kësaj radhe Beatrix nuk ka lënë ndonjë mbishkrim ku tregon se ajo mendon që Dafina është këngëtare me përmasa botërore, këtë herë Beatrix ka vendosur t’i ndihmojë Dafinës të bëjë sa më shumë ndjekës në faqen e re të cilën e ka hapur Daffy në’ Instagram’.

“Attention! Guys follow Dafina Zeqiri’s new Instagram Account. The old one got hacked” apo në gjuhën shqipe. “Vëmendje! Njerëz përcilleni faqen e re të Dafina Zeqirit në Instagram. Faqen e vjetër e kanë ‘hakirat’”, ka shkruar Beatrix, duke tentuar kështu të ndihmojë kolegen e vet.

Lajme të ngjashme

Back to top button