Tekst populist që lavdëron Gruevskin

[Recension: VMRO-ja ATË QË E PREMTON EDHE E REALIZON: Realizohen kërkesat nga vizita e Gruevskit në terren në rajonin e Mavrovës-Dibrës]

Ky është një tekst tepër populist, që ka për qëllim ta lavdërojë liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Me këtë rast, artikulli më tepër i ngjan komunikatës nga buletini partiak, se sa tekstit gazetaresk.

ВМРО ШТО ВЕТУВА РЕАЛИЗИРА Остварени барањата од теренската посета на Груевски на мавровско дебарскиот крај iNFOMAX.mkLinku deri te artikulli origjinal: VMRO-ja ATË QË E PREMTON EDHE E REALIZON: Realizohen kërkesat nga vizita e Gruevskit në terren në rajonin e Mavrovës-Dibrës

Data dhe koha e publikimit: 03.07.2016

Data e recensionit: 13.07.2016

Recensuese: Аna Anastasovska

TITULL BOMBASTIK, TEKST I ZBRAZËT

Vetë titulli i këtij teskti është shumë bombastik, duke paralajmëruar se “realizohen kërkesat nga vizita e Gruevskit në terren në rajonin e Mavrovës-Dibrës”. Mirëpo, më poshtë në tekst e shohim se premtimet janë larg realizimit.

“Gushtin e kaluar, Grueski në cilësi të kryetarit të qeverisë i vizitoi këto vendbanime, bisedoi me banorët dhe i dëgjoi kërkesat dhe nevojat e tyre. Atë që ua premtoi në ato takime, tashmë realizohet”.

Kërkesat e qytetarëve që i ka dëgjuar Gruevski nuk janë realizuar, e as që është duke u punuar në to. E prej realizimit deri te qëllimi përfundimtar ka edhe shumë. Kjo do të thotë se nuk mund të thuhet se diçka ka përfunduar, kur nuk është ashtu  – dhe këtu është spini i parë dhe bindja e publikut në këtë tekst.

“Qytetarët e pjesës perëndimore të Republikës së Maqedonisë, veçanërisht në komunat e Mavrovës-Rostushës, Qendrës së Zhupës dhe Dibrës me dekada pritën t’u realizohet atë që ua kanë premtuar qeveritë e mëparshme. Tani me kënaqësi të madhe thonë se kjo qeveri i ka përmbushur premtime dhe ua ka plotësuar nevojat”.

Spini i dytë gjendet mu në këtë pjesë. Qytetarët me dekata kanë pritur të realizohet atë që ua kanë premtuar qeveritë e mëparshme. Ajo që është fakt, e këtu haptazi është anashkaluar, është se tashmë një dekadë pikërisht Gruevski është në pushtet dhe tashmë një dekadë qeveria e tij e udhëheq vendin. Kështu që është absurde të flitet për qeveri të mëparshme, kur 10 vite qeveria është e njëjtë.

LAVDËRIME ANONIME

Më poshtë në tekst kemi fotografi dhe deklarata nga banorët e pretenduar të cilët janë shumë të kënaqur nga kryeministri dhe shumë e lavdërojnë. Mirëpo, nuk e kemi emrin dhe mbiemrin e tyre, kështu që me lehtësi mund të konstatohet se deklaratat ndoshta janë të trilluara.

Ky tekst është tepër populist dhe ka për qëllim vetëm ta lavdërojë liderin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevskin. Me këtë rast, artikulli më tepër i ngjan komunikatës nga buletini partiak, se sa tekstit gazetaresk. Ky artikull e shkel edhe nenin 14 të Kodit të gazetarëve, ku në mënyrë të qartë thuhet se:

Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button