fbpx

Premton shumë risi për vitin 2014

Vjetët në skenë dhe dashuria që na ka ofruar përmes këngëve e projekteve të shumta e kanë bërë që këngëtarja Mihrije Braha të jetë njëra ndër emrat më të dashur të skenës sonë.

E për të mbajtur këtë epitet, Miki është munduar që çdo herë të vijë me risi dhe e freskët. Edhe në këtë fillimvit, ajo nuk po rri duarkryq, por i është përveshur punës që për publikun e vet ta kompletojë këngën ‘Ani, ani’ edhe me videoklip, ndërsa ka shtuar se për këtë vit ka edhe shumë plane tjera.

“Ka shumë plane e projekte që i kam për këtë vit. Por më e afërta është realizimi i klipit të këngës së fundit që e kam paraqitur gjatë festave e që titullohet ‘Ani, ani’. Është një baladë shumë e bukur që u mirëprit dhe e kam ndërmend t’ia realizoj edhe klipin”, ka thënë këngëtarja./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button