fbpx

Maqedonia nuk i ‘do’ paratë evropiane

Opozita maqedonase i cilëson si manipulime shifrat rreth shfrytëzimit të fondeve IPA, që publikoi Qeveria.

“Bëhet fjalë për shifra të ndryshme. Nëse e analizoni raportin që u publikua nga Sekretariati për çështje evropiane, kur zv/kryeministre ishte Teuta Arifi, aty qëndronte se Maqedonia ka në dispozicion 624 milion euro nga fondet IPA. Ndërkaq, dje dëgjuam se Maqedonisë i janë ndarë 614 milion euro, që do të thotë se në ndërkohë 10 milion euro janë humbur dhe ato nuk mund të rikthehen”, theksoi për Portalb, Lidija Dimova, kryetare e Këshillit për euro-integrime të LSDM-së.

Nga ana tjetër mungesa e kapaciteteve administrative, të cilët i vuri në shënjestër edhe ambasadori i BE-së Aivo Orav, si problemi kyç për dështimin në thithjen e parave evropiane, janë pasojë e partizimit të administratës publike. 

“Ne na ndodh që në sektorët që duhet të merrem me fondet IPA të vendosen ushtarë partiak të cilët nuk janë kompetentë për atë punë, ndërkaq nga ana tjetër ata të cilët janë të aftë për këtë punë dhe të cilët kanë marr trajnim të duhur me kalimin e kohës partitë i marrin nga aty dhe u japin funksione të reja që i do t’i shkonin përshtati partisë dhe në këtë mënyrë keqpërdorin administratën”.

Për Fani Karnfilova Pavllovska, nga Instituti Shoqëri e Hapur fakti që Maqedonia në vend që të thith fondet evropiane të cilat janë të pakthyeshme, çdo ditë e më shumë rrit borxhin si në Bankën Botërore, ashtu edhe bankat e tjera, flet se Qeveria nuk ka prioritet reformat evropiane.

“Ne nuk arritëm të ndërtojmë kapacitete. Nuk duam të përmbushim reformat evropiane pasi ky nuk është prioritet i qeverisë” theksoi Pavllovska.

“Arsyeja përse Qeveria nuk i shfrytëzon paratë evropiane është se ato nuk janë në funksion të zgjedhjeve apo manipulimit me popullsinë. Por në shërbim të reformave që do të evropianizojnë shoqërinë tonë”, shton Dimova. 

Maqedonia para pak ditësh thelloi edhe më tej borxhin ndaj Bakës Botërore, duke marrë kredi prej 24 milion dollarësh, për projekt që do të mbështes zhvillimin e aftësive dhe inovacioneve. Ndërkaq 97 milion euro nga Banka për zhvillim i Këshillit të Evropës,  për modernizimin e sistemit shëndetësor. 

Nga ana tjetër Maqedonia për 6 vite ka arritur të shfrytëzojë vetëm 34% të fondeve IPA, para të cilat janë të pakthyeshme, nga 614 milion eurot, që ka pasur në dispozicion.

Zv/kryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi, theksoi se Maqedonia ka humbur 20 milion euro nga këto fonde, ndërkaq 45 milion që kanë qenë po ashtu në rrezik për t’u humbur janë rialokuar në projekte të tjera.

Ambasadori i BE-së Aivo Orav, nga ana tjetër kritikoi ashpër se absorbimi i parave nuk mundtë rritet kur kuadrot në administratë ndryshojnë çdo dy javë, dhe nuk mbahet llogari për cilësinë e tyre. 

BE ka paralajmëruar 600 milion euro për vitet 2014-2020. Megjithatë thithja e tyre sërish do të varët nga projektet konkurruese dhe gatishmëria e institucioneve për t’i fituar ato./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button