BMW dhe Toyota së shpejti me model të përbashkët sportiv

Kompania e njohur gjermane BMW njofton se gjenerata aktuale e modelit Z4 (E89) do të përfundojë prodhimin muajin e ardhshëm.

Të kujtojmë, seria aktuale e Roadster-it Z4 premierën botërore e ka mbajtur në janar të vitit 2009 në panairin e veturave në Detroit, ndërsa në janar në vitit 2013 është promovuar edhe versioni i ridizajnuar (po ashtu në panairin në Detroit).

BMW Z4 aktual është i gjatë 4.3 metra, i gjerë 1.8 metra, si dhe boshti i rrotave është i gjatë 2.5 metra, ndërsa varësisht nga materiali i çatisë kapaciteti i bagazhit është rreth 180 deri 310 litra, transmeton Koha.net. Çatia me material të fortë mund të hapet/mbyllet për 20 sekonda.

Pasardhësi i këtij modeli me etikën G29 tashmë është duke u përgatitur, në bashkëpunim me Toyota. BMW dhe Toyota, në fakt, janë duke zhvilluar një model të përbashkët sportiv, ku versioni i BMW-së do të zëvendësojë Z4-shin aktual (ndoshta do të quhet Z5), ndërsa Toyota versionin e vetë ndoshta do ta quajë Supra.

Pritet që premiera G29 të mbahet në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, ndërsa prodhimi i BMW Z5 dhe Toyota Supra të fillojë nga viti 2018 në fabrikën Magna Steyr në Grac, Austri. Prodhimi pritet të jetë në kapacitet prej 60 mijë të dy njësive në vit.

Z5 dhe Supra do të ndërtohen me platformën dhe motorët e BMW-së (motorët Turbo me 4 apo 6 cilindra), ndërsa versioni hibrid do të jetë i Toyotas, transmeton Koha.net. Sipas Autocar, edhe BMW Z5 do të ketë versionin hibrid.

BMW planifikon që Z5-shin ta ofrojë në version me çati me material të butë dhe me sistemin e tërheqjes vetëm me rrotat e pasme. Po ashtu si opsion për zgjedhje këtë Z5-shin do ta ofrojë edhe në version me sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat, xDrive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button