Ballkanasit e thjeshtë dhe Evropianët ortodoksë

Darko Janevski, kolumnë –“Eutopiani Taler”, Dnevnik
Slloveni ishte jaran i Ervan Fuere-së. Njeriut të cilit çdo vit në Ohër i rregullonin fuçi me raki ose verë. Sidoqoftë. Po treguat për Fuere një fjalë të keqe, kjo menjëherë bëhej pjesë e raportit të Taler-it. Ballkanas të thjeshtë. Si guxoni ti lejoni vetes ta njollosni emrin e një Evropiani ortodoks.

Sonja Kramarska, kolumnë – “Në emër të ligjit”, Utrinski Vesnik
Mendoj se të gjitha personat publik nga politika, si dhe nga zhurnalizmi ynë lokal gjenden në fushë minash. Askush nuk e din nëse do të shkelë dhe të mbetet “gjallë”.

Kire Naumov, kolumnë –“APP – projekt i Qeverisë së R.M.”, Utrinski Vesnik
Lehtësia me të cilën pushteti po e aplikon veprimin sipas formës – nëse kalon, kalon (APP), është e padurueshme. Vetëm për një muaj pamë dy raste të rënda, në të cilat marrëveshjet e dyshimta prej disa milionë euro do të kalonin, nëse do të kalonin.

Goran Mihajlovski, kolumnë – “ Vdeksh!”, Vest
Jo për kot thuhet se te ne vlen thënia “ Ti vdesë lopa fqinjit”. Mundet ti gëzohesh oponentit politik vetëm nëse i ndodh diçka keq. Si kanë menduar disa njerëz që me një fjalë të të dëshirojnë të keqen? Vdeksh!

Naum Kotevski, kolumnë –“Lufta e “yjeve” “, Utrinski Vesnik
Ajo që duhet shumë të na brengosë është fakti se nuk arritëm të krijojmë sistem në të cilin tërheqja nga kolltukët e buta dë të bëhet rregull e mirësjelljes politike dhe ndjenjë përgjegjësie ndaj pritjeve të rrethit.

Vlado Buçkovski, kolumnë – “ Të gjithë janë për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, Dnevnik
Jam i bindur se edhe Zaevit i konvenojnë zgjedhje të parakohshme. Ndeshja e fundit e brendshme në LSDM, i provokuar nga Natasha Savova, duhet të jetë edhe një arsye më shumë që edhe LSDM të jetë pro zgjedhjeve të parakohshme.

Irena Radovanoviq, kolumnë –“ Mësime të liga për moralin nga Zaevi dhe Shekerinska”, Dnevnik
Nëse opozita planifikon ta rrit rejtingun duke luajtur në adutin e krimit të pushtetit, do ti duhet më shumë se numërim i firmave në emër t[ë dy gazetarëve në të njëjtën adresë.

Branko Triçkovski, kolumnë – “ Nëse Gruevski e dëgjon Vuçiqin, Zaevi duhet ta dëgjojë Kliçkon”, Sloboden Peçat
Para ca kohe propozova presidentin e asaj që ka mbetur nga Maqedonia të zgjidhet, në fakt të tërhiqet. No korniza të lotarisë fiskale të zotëriut Syenjtur! Si  shpërblim i parë, i dytë, i tretë.

Lajme të ngjashme

Back to top button