Kuçi: S’ka krizë në koalicionin PDK-LDK

Zëvendëskryeministri dhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi e ka përjashtuar mundësinë e krizës në koalicionin aktual qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Duke u ndërlidhur me disa deklarata të ministres së Tregtisë dhe Industrisë nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila kishte thënë se “asnjë partie politike nuk do t’i konvenonte një koalicion i cili nuk e miraton Ligjin për Investime Strategjike”, Kuçi ka thënë “koalicionin qeverisës as nuk e kanë lidhur disa deklarata dhe as nuk e vënë në krizë disa deklarata”, raporton REL.

Sipas Kuçit, janë konceptet qeverisëse e programore ato që e mbajnë gjallë apo jo një qeveri të koalicionit.

“Koalicionin qeverisës e vënë në krizë ose jo parimet, konceptet dhe programi qeverisës”, është shprehur Kuçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button