Pele: Ronaldo, pse i frikësohesh Messit?

Legjenda e futbollit botëror, Pele e ka këshilluar Cristiano Ronaldon që të mos frikësohet nga Lionel Messi. Pele ka thënë se ka vërejtur se si Ronaldo gjithmonë ka frikë nga golat e Messit.

“Kur Messi është i lënduar, Ronaldo, fluturon. Kur Messi shënin shumë gola, ai luan me presion. Ndoshta ka ndikuar që 4 Topat e Artë të Messit, Ronaldon të vëjnë në një presion personal duke menduar në vete se asnjëherë nuk do ta arrij Messin. Unë i them Ronaldos që mos të shikoi aspak formën e Messit dhe të përqëndrohet tek forma e tij. Ronaldo është një superyll dhe nuk bën ti lejoj vetes që sukseset e tij të varen nga lëndimi i Messit” ka thënë Pele

Lajme të ngjashme

Back to top button