Familja Emini që pësoi nga ngjarjet të Gjorçe Petrov mashtrohet nga një ‘avokat’ i rremë

Familja Emini nga Shkupi, me vendbanim në lagjen Gjorçe Petrov, e cila u dëmtua rëndë pas protestave të para dy viteve, u mashtrua rëndë nga një person i cili quante veten avokat. Ai u kishte premtuar se do të kujdesej duke udhëhequr çështjen në Gjykatë që kjo familje të merr dëmshpërblim nga Qeveria për dëmin e pësuar, por është zhdukur më tej, njofton Portalb.mk.

Kryefamiljari Kadri Emini bën të ditur për Portalb rastin, duke thënë që në atë kohë ishin në shok dhe i besonin secilit.

“Një person me emrin Aleksandar u shfaq menjëherë pas protestave, me pretekstin se do të na ndihmojë që të marrim kompensim nga shteti, ai ishte i veshur me kostum dhe mbante një çantë avokati dhe ne i besuam. Ishim të tronditur në shok, kishim dëme të mëdha dhe kur ai na tha që do të na ndihmojë pa të holla dhe se kur të fitojmë gjyqin, do të merr 20 përqindëshin e shumës që do e marrim dhe ne pranuam”, rrëfen për Portalb.mk, Emini.

Ai shtoi se personin në fjalë e kishin takuar vetëm dy herë dhe më nuk është bërë i gjallë.

“Herën e parë kur ai erdhi te ne na bëri ofertën që përmenda pak më herët dhe më tha që të mbledh të gjithë personat që janë dëmtuar dhe të ju them që ky do të nis procedurën dhe të ju them atë që më tha për pagesën, kjo ishte hera e parë, herën e dytë erdhi pas një kohë pasi na tha ta lajmërojmë kur të kemi raportin e policisë për dëmet. Në momentin që ne morëm raportin policor e lajmëruam atë dhe ai erdhi e na i mori të gjitha dokumentet, pasi kaloi një kohë e pamë që nuk po lajmërohet dhe e kërkuam ne por ishte i pakapshëm”, shton Emini.

Xhamat e thyer të shitores së familjes Emini
Xhamat e thyer të shitores së familjes Emini gjatë protestave në Gjorçe Petrov

Sipas tij fatmirësisht personat e tjerë të dëmtuar nga ajo protestë nuk i dhanë dëshmitë pasi që thanë se nuk besojnë në organet shtetërore dhe nuk besonin që diçka do të bëhet.

“Unë bëra atë që më tha avokati, u kërkova të gjithë që njihja që kishin pësu dëme që t’i sjellin dëshmitë dhe të ia japim avokatit por ata nuk pranuan thanë që nuk besojnë në gjykatë dhe kështu nuk dhanë dokumentacionet. Ne i dhamë dhe në atë kohë nuk na shkoi ndërmend të pyesim se ku kishte zyrën avokati, siç e thash, ishim në stres, kishim pësu dëme, dhe pasi mori avokati dëshmitë nuk u bë më i gjallë, në telefon nuk përgjigjej, nuk dinim se ku ta kërkonim dhe e lamë më këtë punë”, tha për Portalb.mk Emini.

Ai shtoi se tani e sheh se sa kanë gabuar që kanë besuar këtë njeri. Ai tha se rastin do ta paraqet ne polici.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button