Veljanovski, sot shpall zgjedhjet presidenciale

Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski, ka deklaruar se sot do t’i shpallë zgjedhjet presidenciale dhe do ta kumtojë datën e mbajtjes së tyre.

“Kompetencë dhe obligim kushtetues i kryetarit të Kuvendit është që t’i shpallë zgjedhjet. Në rastin konkret kemi zgjedhje të rregullta presidenciale të cilat duhet të mbahen në periudhë nga 12 marsi deri më 12 maj dhe unë sot, të shtunën më 1 shkurt do t’i shpallë dhe do ta caktojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale”, tha Veljanovski.

“Lidhur me pyetjen nëse do të ketë apo nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, kjo nuk është në kompetencën time si kryetar i Kuvendit. Kjo është kompetencë e Kuvendit, i cili duhet fillimisht të vetëshpërndahet që pastaj të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në këtë moment mund të them se nesër do të shpallen zgjedhjet presidenciale” tha Veljanovski.

Kuvendi, sipas tij, tani për tani punon normalisht.

“Kjo vetëm tregon se ne nuk duhet të jemi nën ndikimin e atmosferës aktuale. Ligjet, gjegjësisht vendimet që duhet t’i marrë Kuvendi nuk duhet të jenë nën ndikimin e atmosferës së krijuar në mënyrë artificiale apo ndonjë mënyrë tjetër në opinion” thotë kryetari i Kuvendit.

Nëse ka vetëm zgjedhje presidenciale, Kuvendi nuk do të mbajë seanca për më shumë se një muaj para rrethit të parë.

Shprehu kënaqësi nga miratimi i ndryshimeve dhe plotësimeve të Kodit Zgjedhor, për të cilat u dakorduan edhe pushteti edhe opozita, por gjithashtu edhe pritje që pjesëmarrësit t’i zbatojnë në zgjedhjet dhe në fund të procesit zgjedhor t’i pranojnë rezultatet ashtu siç janë, gjegjësisht siç do të vendos populli, transmeton MIA.

“Shpresoj se zgjedhjet do të kalojnë në një atmosferë të qetë demokratike dhe populli do të vendos ashtu siç vlerëson” tha Veljanovski.

Thotë se ndjen progres të dialogut politik që tregohet edhe me rastin e marrëveshjes së Kodit Zgjedhor.

“Në përgjithësi mund të them se kushtimisht jam i kënaqur se si funksionon dialogu politik në këtë moment edhe në Parlament edhe në përgjithësi, por gjithsesi ende ka hapësirë për avancimin e tij. Shpresoj se siç kalon koha aq më i mirë dhe më fuqishëm do të jetë dialogu politik në Kuvend, siç tregoi edhe rasti me marrëveshjen për Kodin Zgjedhor”, thekson Veljanovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button