Shkup, projekt për parandalimin e parregullsive me fondet e BE-së

Në hapësirat e BE Info qendrës në Shkup u mbajt ngjarja përfundimtare e BE tuining projektit “Mbështetje për parandalim efikas dhe asgjësimin e mashtrimeve dhe parregullsive me fondet e BE-së”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të këtij projekti institucionet e Lituanisë dhe Maqedonisë gjatë tetë muajve të kaluar bashkëpunuan për kryerjen e vlerësimit të kornizës ligjore dhe institucionale të sistemit për luftë kundër parregullsive dhe mashtrimeve me fondet evropiane dhe si ai funksionon, përpunimin e doracakëve, organizimin e punëtorive për detektimin e mashtrimeve dhe parregullsive dhe zbatimin e trajnimeve për prokurorë në pjesën për detektimin dhe zbatimin e hetimeve për mashtrime me fondet e BE-së.

Drejtori i Drejtorisë së policisë financiare Aleksandar Tërgaçevski, i cili është edhe lider projekti nga Maqedonia, theksoi se në kuadër të projektit është përpunuar edhe një dokument strategjik në Strategjinë kombëtare për mbrojtje të interesave financiare të BE-së në Maqedoni për periudhën e viteve 2017-2020.

“Gjatë këtij projekti kanë qenë të pranishëm disa ekspertë të Lituanisë të cilët kryen vlerësimin e kornizës ligjore të sistemit për luftë kundër parregullsive dhe mashtrimeve me fondet evropiane, andaj bënë vlerësimin e kornizës institucionale të sistemit, si funksionon sistemi. Si rezultat i këtij vlerësimi hartuan një dokument strategjik që quhet Strategjia kombëtare për mbrojtjen e interesave financiare të BE-së. Këtë dokument shpresojmë se Qeveria do ta miratojë gjatë këtij viti dhe do të fillojë me implementimin në vitin 2017”, tha Tërgaçevski.

Ai theksoi se janë përpipluar edhe doracakë me qëllim të rritjes së vetëdijes për veprat penale lidhur me abuzimin e mjeteve financiare nga BE-ja, siç tha, mjetet të cilat i ndan BE-ja në Republikën e Maqedonisë “janë shumë të rëndësishme dhe nuk duam që të vihemi në situatë e t’i humbin këto mjete”, duke shtuar se në Maqedoni tashmë po zbatohen disa hetime për mashtrime potenciale me mjetet e fondit të BE-së.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Financave Igor Dimitrov theksoi se përmes projektit Drejtoria e policisë financiare ka fituar një mundësi të shkëlqyer për bashkëpunim dhe ndihmë nga Ministria e Financave të Lituanisë.

Përfaqësuesi i delegacionit të BE-së Martin Klauke tha se lufta kundër mashtrimit dhe korrupsionit është elementi kyç në përgatitjen e vendit për aderim drejt BE-së lidhur me menaxhimin efikas me financat, llogaridhënien, transparancën dhe integritetin, dhe se për këtë shkak është me rëndësi që mashtrimet e lartpërmendura të miratohen në legjislacionin për përmirësimin e sistemit kundër mashtrimit dhe parregullsive.

Mes tjerash, përfaqësuesi i delegacionit të BE-së Martin Klauke, lidhur me IPA fondet për Maqedoninë, theksoi se Komisioni para do kohe sqaroi shqetësimin për mosplanifikimin në sektorët kyç dhe mospasjen e përcaktimit politik për reforma në sektorët dhe për percaktimet e përgjithshme, për shkak të cilës mori vendim për zvogëlimin e mbështetjes financiare, si dhe të mos vazhdohet me projektin për Korridorin 8.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button