LR- PDSH:  Samiti në Varshavë rezultoi se vendi është kundër zgjerimit në strukturat euro-atlantike

LR-PDSH vlerëson se Samiti i NATO-s në Varshavë rezultoi se vendi po i kthehet gjithnjë e më shumë politikave kundër zgjerimit në strukturat euro-atlantike.

“Ky pushtet nuk jep garanca për ta drejtuar vendin drejt integrimeve në strukturat euro-atlantike, por duket se është i prirur për ta kthyer në një izolim ndërkombëtar. Politikat e tilla hermetike nuk i shërbejnë interesit shtetëror, por as dhe interesit të qytetarëve. Vendit i duhet një qeverisje e re, që do ta ndryshojë kursin e politikave integruese dhe ekonomike, pasi ky pushtet është një marrëzi kolektive që kërkon shpëtim kolektiv. Argument i nevojshëm për hermetizimin e vendit, pos kontestit të emrit kushtetues është edhe kriza e rëndë politike, moszbatimi i Marrëveshjes së Përzhinës, moszbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, partizimi i institucioneve, mosfunksionimi i Gjyqësorit, cenzurimi i mediave, krimi organizuar dhe korrupsioni etj”, reagojnë nga LR-PDSH.

Sipas tyre, ky pushtet përmes politikave kundër në BE-së dhe NATO-s, paraqet shqetësim për interesin shtetëror dhe atë qytetar, andaj është e dobishme që në rend të parë të ketë ndryshim të këtij kursi politik, dhe të përafrohen qëndrimet për zbatimin e të gjitha reformave të nevojshme për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button